Sigal

Nejmar kërkon me çdo kusht të kthehet përsëri te Barcelona, pasi ka kuptuar se, sado tituj kampion që të fitojë te PSG, nuk do të arrijë kurrë të bëhet lojtari më dominues në futbollin botëror.

Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se kjo histori ka filluar që në muajin mars, kur futbollist u ka shprehur për herë të parë drejtuesve të klubit dëshirën për t’u kthyer në “Kamp Nou”. I lënë në hije edhe nga Mbape, Nejmar është kthyer në një “lojtar normal” te PSG, siç e tregon fakti që në vitet e fundit është zhdukur nga listat e futbollistëve më të mirë në botë. Braziliani e vuan shumë këtë fakt, pasi ka parë se ai që shihej si pasardhësi i Mesit dhe Kristiano Ronaldos, ka përfunduar në listë pas shumë emrave të tjerë.

Sipas gazetës spanjolle, së fundmi ka pasur shumë kontakte të tjera mes palëve, pasi Barcelona duket më e hapur për kthimin e tij, pasi mendon se tifozët e kanë kaluar inatin për mënyrën se si u largua braziliani. Edhe kontaktet e vazhdueshme që ai ka pasur me shokët e skuadrës dhe vizitat në grumbullimin e Barcelonës kanë bërë punën e vet, pasi shihet qartë që grupi do ta pranonte me kënaqësi