Sigal

Ngjarja ku mbeti i plagosur shtetasi Xhovalin Rica, kryetar i seksionit të PD-së në njësinë administrative Ulzë, më në fund duket se është zbardhur nga policia.

Fillimisht u raportua se Rica ishte vetëplagosur me armë. Por sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja e ndodhur është plagosje dhe jo vetëplagosja.

Ndërkaq, pas hetimeve, policia ka arrestuar të dyshuarin e kryerjes së plagosjes. Bëhet fjalë për Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan.

Deklarata e policisë

“Rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari).

Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur.

Si rezultat i një pune të mirë-organizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit:

Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh.R. në ambientet e jashtme të banesës së tij.

Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori.

Për kapjen e tij u angazhuan 15 forca policie”.