Presidenti Demi ve në “rresht” Partizanin: Jam i zhgënjyer nga ju!

595
Paraqitja e dobët dhe rezultati humbës, por shumë i thellë 0-4 në Kukës, e ka detyruar presidentin e Partizanit që të futë në “rresht” të gjithë skuadrën. Në një bisedë të shkurtër dhe pa debate, pa kritika të forta apo gjoba, Presidenti Demi ka treguar se ai ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja e skuadrës në Kukës. “Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë?! Ju kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, ndërsa u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri”, kanë qenë këto fjalët e Demit, i cili në fund i ka dhënë besim të plotë edhe trajnerit Dalipi: “Nuk është problem një humbje, ndërsa trajneri Dalipi ka besimin tim të plotë”.
Sigal