Pas përmbytjeve, FSHF merr vendimin për shtyrjen e ndeshjeve

251
Sigal

Ditën e sotme nëpërmjet një vendimi zyrtare, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se është vendosur shtyrja e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyrjen e javës së ardhshme të aktivitetit.