Kërkoi rikthimin e katalanasit, perëndon dëshira e Milanit

439
Sigal

Duket se ka perënduar përfundimisht idea e Milanit për të rikthyer Xherard Deulofeun në “San Siro”. Leonardo e Maldini po negocionin për huazimin me të drejtë blerjeje, ndërsa kërkesa e Uatfordit ishte një shitje përfundimtare prej 25 milionë eurosh.

“Jo”-ja e fundit erdhi nga ana e Havi Garsias. Trajneri i anglezëve e konsideron spanjollin një titullar të palëvizshëm nga formacioni i tij, ndaj është i pashitshëm.

Ish-lojtari i Barcelonës, që e ka veshur fanellën e Milanit nga janari deri në qershor të vitit 2017, duhet të heqë dorë nga ideja e rikthimit te skuadra ku e ndjeu veten mjaft mirë. Vetëm me përjashtim të ndonjë situate të orëve të fundit, Deulofeu do ta mbyllë sezonin në Premier Ligë dhe për këtë argument do të flitet sërish vetëm në verë.