Abissnet Superiore/ Agron Kaja: Tirana, “mbretëreshë” e Titujve dhe e Kupave

73

SPECIALE/ Historia e skuadrave pjesëmarrëse në Superiore, kampionatet dhe kupat e fituara. 

Sigal

Agron Kaja

Agron Kaja

Sot do të nisë kampionati i 85-të i Abissnet Superiore, niveli më i lartë i futbollit shqiptar. Ky është sezoni 2023-2024 dhe në përbërje janë 10 skuadra (FK Partizani, KF Tirana, KF Vllaznia, KS Egnatia, KF Teuta, KF Laçi, FK Kukësi, KF Erzeni, KF Skënderbeu dhe KS Dinamo). Këto 10 skuadra do të garojnë mes tyre në katër faza me nga 9 ndeshje, gjithsej 36 ndeshje. Ndërkohë që, FSHF-ja si organizatore e kompeticionit ka vendosur të aplikojë edhe skemën “Final 4”, për skuadrat që në fundin e kampionatit do të renditen në katër vendet e para. Sipas kësaj skeme, e cila i zeron pikët, skuadrat do ndeshen mes tyre për të shpallur skuadrën kampione, nënkampionen, vendi i tretë dhe vendi i katërt, duke u ndeshur nga një takim mes tyre. Pikët e grumbulluara do të bëjnë renditjen e tyre, dhe skuadra e parë shpallet kampione, dhe me radhë. Një risi kjo, e cila nuk është pranuar nga të gjitha skuadrat e Abissnet Superiores, por që nga FSHF-ja është vendosur si skemë e vlefshme dhe do të aplikohet. Gjithsesi, gazeta “Telegraf” ka sjellë në këtë speciale historinë e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Abissnet Superiore 2023-2024, vitet e themelimit të tyre, numri i pjesëmarrjeve në këtë kompeticion, nisur që nga kampionati i parë në vitin 1930 e deri në kampionatin më të fundit të sezonit 2022-2023. Në skedat e 10 skuadrave janë kampionatet dhe kupat e fituara prej tyre, njëherësh edhe drejtuesit më të lartë në klubet respektive. Nisur nga titulli i kësaj speciale: “Tirana “Mbretëreshë” e Titujve dhe e Kupave”,  skuadra e Tiranës është quajtur si “Mbretëresha” e këtij kompeticioni, sepse vjen me 26 tituj kampionë të fituara në 84 pjesëmarrjet e saj, nisur nga kampionati i parë që në vitin 1930, vit në të cilin është krijuar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e deri në kampionatin e fundit të fituar prej saj në sezonin 2021-2022. Duke sjellë edhe mendimet e specialistit të futbollit, Sulejman Mema, biseda e tij me gazetën “Telegraf” e plotëson këtë material special në këtë start të ri të edicionit 2023-2024.

KARTOLINAT E SUPERIORES

HISTORI DHE REALITETE

    FK PARTIZANI

Themelimi: 4 shkurt 1946

Pjesëmarrje: 71 herë

Tituj Kampionë: 17 herë

Nënkampion: 21 herë

Kupën e Shqipërisë: 15 herë

Superkupën: 2 herë

President: Gaz Demi

 

  KF TIRANA

Themelimi: 15 gusht 1920

Pjesëmarrje: 84 herë

Tituj Kampionë: 26 herë

Nënkampione: 14 herë

Kupën e Shqipërisë; 16 herë

Superkupën: 12 herë

President: Refik Halili

 

   KF VLLAZNIA

Themelimi: 16 shkurt 1919

Pjesëmarrje: 83 herë

Tituj Kampionë: 9 herë

Nënkampione: 12 herë

Kupën e Shqipërisë: 8 herë

Superkupën: 2 herë

President: Alban Xhaferri

 

 KS EGNATIA

Themelimi: 15 shtator 1834

Pjesëmarrje: 4 herë

Tituj Kampionë: 0 herë

Nënkampione: 0 herë

Kupën e Shqipërisë: 1 herë

Superkupën: 0 herë

President: Agim Demrozi

 

  KF TEUTA

Themelimi: 29 janar 1920

Pjesëmarrje: 83 herë

Tituj Kampionë: 2 herë

Nënkampione: 6 herë

Kupën e Shqipërisë: 4 herë

Superkupën: 2 herë

President: Edmon Hasanbelliu

 

  KF LAÇI

Themelimi: Viti 1960

Pjesëmarrje: 24 herë

Tituj Kampionë: 0 herë

Nënkampione: 1 herë

Kupën e Shqipërisë: 2 herë

Superkupën: 1 herë

President: Pashk Laska

 

   FK KUKËSI

Themelimi: Viti 1930

Pjesëmarrje: 12 herë

Tituj Kampionë: 1 herë

Nënkampione: 6 herë

Kupën e Shqipërisë: 2 herë

Superkupën: 1 herë

Drejtohet nga Familja Gjici

 

   KF ERZENI

Themelimi: Qershor 1931

Pjesëmarrje: 8 herë

Tituj Kampionë: 0 herë

Nënkampione: 0 herë

Kupën e Shqipërisë: 0 herë

Superkupën: 0 herë

Drejtohet nga Bashkia Shijak

 

   KF SKËNDERBEU

Themelimi: 15 prill 1909

Pjesëmarrje: 67 herë

Tituj Kampionë: 8 herë

Nënkampione: 3 herë

Kupën e Shqipërisë: 1 herë

Superkupën: 3 herë

President: Ardian Takaj

 

    KS DINAMO

Themelimi: 19 qershor 1950

Pjesëmarrje: 63 herë

Tituj Kampionë: 18 herë

Nënkampione: 9 herë

Kupën e Shqipërisë: 13 herë

Superkupën: 2 herë

President: Adrian Bardhi

 

HISTORIA NË VITE

Kampionate të zhvilluara

Nga viti 1930:    84 herë

Nuk janë luajtur në vitet:

1935, 1938-1944,1949, 1962

Kupa të Shqipërisë

Nga viti 1939:    70 herë

Nuk është luajtur në vitet:

1940-1947, 1955-1956, 1959,

1962, 1967 dhe 1969

SuperKupa të Shqipërisë

Nga viti 1990:    34 herë

Nuk është luajtur në vitet:

1995 dhe 1997

 

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

Themelimi: Viti 1930

Pranuar në FIFA: Viti 1932

Pranuar në UEFA: Viti 1954

President: Armand Duka

Renditja në UEFA: 49

 

Tr. Kombëtares: Sylvinho

Kapiten: Elseid Hysaj

Stadiumi: “AIR Albania”

Kapaciteti: 22.000 vende

Renditja në FIFA: 68