Rikthimi i bujshëm sezonin e kaluar, Barcelona komunikon vendimin për Dani Alves

142
Sigal

Barça ka njoftuar Dani Alves këtë mëngjes se ai nuk do të vazhdojë në klub nga 30 qershori. Braziliani ishte tashmë me pushime pasi luajti dy angazhime ndërkombëtare me kombëtaren e tij dhe priste të përcaktonte të ardhmen e tij, ndaj tashmë e di se do të duhet të gjejë një ekip.

Alves nënshkroi për Barçën në fund të vitit të kaluar për të ndihmuar ekipin në projektin e Xavi Hernandez dhe reduktoi kushtet e tij ekonomike në minimum për të favorizuar rikthimin e tij .Anësori e nisi rrugëtimin duke u bërë titullar dhe ka luajtur shumë minuta edhe pse nuk ishte përfshirë në listën e Europa League.

Kishte shumë dyshime për vazhdimësinë e tij pasi Alves dëshiron të luajë në Kupën e Botës në Katar, por situata ekonomike e Barçës dhe nënshkrimi më i mundshëm i Azpilicueta e kanë lënë jashtë.