Synimi i rradhës i Igli Tares, një tjetër shqiptar tek Lazio

271
Sigal

Me fillimin e merkatos, ekipi i Lacios synon të afrojë lojtarë të rinj dhe kualitet për të arritur objektin, zonën Champions.

Për afrime, drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare, ka simpatizuar gjithmonë shqiptarin me pasaportë gjermane Shkodran Mustafin që në kohën kur u aktivizonte me skuadrën e Sampdorias.

Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka një kontratë me Arsenalin deri në qershorin e këtij viti.

Synimi i Ilgi Tares është i qartë, marrja e bashkombasit të tij në muajin qershor, me parametra 0.

Mborjtësi 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka realizuar deri më tani vetëm 9 paraqitje me “Topçinjtë’’ e Londrës.