Ura e Zogut në gjendje të mjerueshme, Petrit Gjoni : Kjo vepër përbën vlera të veçanta për historinë e trevave të këtij vendi

577
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale z.Petrit Gjoni tregon se gjëndja e Urës së Zogut në Milot është në gjendje të mjerueshme dhe po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar.

“Kjo vepër e ndërtuar që në vitin 1927 në kohën e Zogut, me qëllim lidhjen e Veriut të Shqipërisë me pjesën tjeter të vendit, nga vetë funksioni që ajo kryente dhe arkitektura e ndertimit të saj, përbën vlera të veçanta për historinë e trevave të këtij vendi, ndaj është shpallur dhe Monument Kulture.” – shprehet ai në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Drejt shkatërrimit përfundimtar në Milot Ura e Zogut (Ura me harqe) Monument Kulture.

Këto janë pamjet e dhimbshme të gjëndjes së Urës pak kohë më parë, ora 17  të ditës së sotme dt.11.01.2021.

Si rezultat i mungesës së vëmendjes së Qeverisë për mirëmbajtjen e kësaj vepre dhe nga shfrytëzimi i vazhdueshëm pa kriter i inerteve në Lumin Mat nga segmente të oligarkëve të kësaj qeverisjeje, kjo vepër po përjeton momentet më të rrezikshme të shkatërrimit të saj. Kjo vepër e ndërtuar që në vitin 1927 në kohën e Zogut, me qëllim lidhjen e Veriut të Shqipërisë me pjesën tjeter të vendit, nga vetë funksioni që ajo kryente dhe arkitektura e ndertimit të saj, përbën vlera të veçanta për historinë e trevave të këtij vendi, ndaj është shpallur dhe Monument Kulture. Dëmtimi i krahëve të urës, i këmbëve të saj ka bërë që në këto ditë të reshjeve të shumta në Qarkun e Lezhës, ekzistenca e kësaj ure të vihet në pikpyetje. Qeveria qëndrore dhe pushteti vendor, duhet të nxjerrin përgjegjësitë për situatën e krijuar dhe të marrin masa urgjente për shpëtimin dhe riparimin e saj.