VOA për ngjarjet në Tiranë/ Presidenti takon opozitën, për Gjykatën Kushtetuese. Basha dhe Nishani: Sa më parë zgjedhje të parakohshme

411
Sigal

Ish-Presidenti Nishani: Presidenti Meta po mbron institucionet nga dhuna e qeverisë

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, thotë se Shqipëria po jeton një kohë anormale dhe jemi gati në gjysmë anarki. Ish-Presidenti Nishani: “Për fatin e keq nuk jemi një situatë normale dhe nuk është fare e tepër të themi që po jetojmë një kohë anormale. Në gjykimin tim nuk do gaboja po të thosha që jemi gati, gati në një gjysmë anarki. Ndaj edhe qëndrimet dhe reagimet e institucionit të Presidenti të Republikës që të paktën në hierarkinë shtetërore është i vetmi i pandikuar nga dhuna institucionale, kushtetuese, ligjore, shtetërore e mazhorancës dhe qeverisë kryesisht”.

 

Basha: Nuk ka justifikim për të vonuar zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i PD-së Lulzim Basha theksoi pas takimit me Presidentin Ilir Meta se zgjidhja e vetme për krizën janë zgjedhjet parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë dhe se nuk ka asnjë alibi për mosmbajtjen e tyre sa më shpejt. Deklaratën Zoti Basha tha se në takimin me Presidentin opozita u njohë me provat e ndërhyrjes së Kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese (GJK), me qellim kapjen e saj dhe të drejtësisë. Zoti Basha theksoi se: Nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë, si rrugëdalja e vetme nga kriza. Kryetari i PD-së këmbënguli se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore janë e vetmja zgjidhje për krizën dhe se “nuk mund të ketë asnjë alibi për t’i vonuar ato”. Për reformën zgjedhore Zoti Basha tha se Kryeministri Rama e kishte refuzuar dialogun dhe propozimin e opozitës për ndërmjetësim ndërkombëtar. Por pavarësisht këtij refuzimi ai tha se deri në fillim të dhjetorit, opozita do të paraqesë propozimin e saj për reformën zgjedhore pavarësisht refuzimit të Kryeministrit për të dialoguar. Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore tha se mazhoranca e priste opozitën t’i bashkohej me propozime konkrete në komision. Po sot u vendos që të zgjatej më tej afati i punimeve të komisionit. Por Kryetari i PD-së Basha e cilësoi këtë zgjatje si “tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”.