Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzon qeverinë se po tenton të mashtrojë Brukselin me një projekt-VKM për vlerësimin mjedisor, ndërsa ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura mbeten në fuqi.Bardhi thotë se VKM-ja nuk zgjidh problemin dhe nuk mund të paraqitet si adresim i shqetësimeve të Bashkimit Europian.
Ai i referohet rezolutës së Parlamentit Europian, e cila kërkon zhbërjen e ndryshimeve që lejojnë ndërtime në zona ekologjikisht të ndjeshme.Kreu i grupit parlamentar të PD-së thekson se opozita ka depozituar në Kuvend nismën për shfuqizimin e këtyre ndryshimeve.
Bardhi i kërkon qeverisë të rikthejë ligjin në standardet europiane ose ta çojë çështjen në referendum. Qeveria ka dy rrugë:Ose të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, duke rikthyer ligjin për zonat e mbrojtura në standardet që kërkon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.Ose rruga tjetër është ta çojë ligjin në referendum dhe t’i lërë shqiptarët të vendosin.Të mos ketë frikë nga vota. Kryeministra gjejmë plot. Shqipëri kemi vetëm një.






















