Bejdo Malo : Ora e shpresës po troket. Fidel Ylli, presidenti KOKSH

595
Sigal

Kandidatura e zotit Fidel Ylli për President i Komitetit Olimpik është e vetmja shpresë se sportet shqiptare do përsëritin sukseset e munguara . Në krizën e thellë që është zhytur prej disa vitesh KOKSH e vetmja rreze drite  shpresëdhënëse është në mes të katër kandidaturave sportisti i talentuar , deputeti dhe politikani serioz, menaxheri i shkëlqyer Fidel Ylli. Ai ka autoritetin e plotë aftësitë dhe seriozitetin që t’i japë fund krizës pasi është i vetmi që i njef që në embrion problemet e sportit shqiptar. Biografia e Fidel Yllit është biografia e një sportisti, traineri, politikani, deputeti, bisnesmeni, menaxheri i klasit të lartë. Ai nga viti 2000–2008 ka qenë anëtar i KOKSH, Shef Misioni dhe Shef Delegacioni në dy Olimpiadat 2004, 2008. Nga 2009 e në vijim është Kryetari i Grupit të Punës për Reformën në Sport, projektet e së cilës kanë filluar të duken me fillimin e ndërtimit të qendrave olimpike, si Tirana “Olimpik Park” dhe Qendra Olimpike në Korçë e shumë kontribute të tjera në këtë drejtim. Zoti Fidel Ylli është Relator i Ligjit për Sportin një ligj që ka ndryshuar katërcipërisht  funksionimin e sportit në Shqipëri.   Ai është anëtar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë që nga 2009. Është anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2006. Fidel Ylli, i lindur në 1962 në Tiranë, prej dy legjislaturash (VII dhe VIII) është deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Qarkun e Beratit. Ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike e Sporteve “Vojo Kushi” Tiranë, si dhe Master në Menaxhim dhe Administrim Biznesi. Mban titullin Kampion Kombëtar në sportin e mundjes dhe të xhudos. Mban titullin “Mjeshtër i Sportit”. Përveç pasionit për sportet, artet dhe kulturën, pasione të cilat ai i ndjek edhe sot, që nga viti 1994 iu fut botës së biznesit, ku ka treguar që është i sukseshshëm. Në vitet 1990–1995 ka qenë trajner i ekipit SK Dinamo, por edhe Ekipit Kombëtar të Mundjes.

Fidel Ylli është me origjinë nga Skrapari, Dhe është një bisnesmen dhe sipermarrës i suksesshëm.  Fidel Ylli vjen nga një familje me reputacion të madh në zonën e Skraparit gjithashtu njihet dhe si pasardhësi i Kahreman Yllit një politikan , intelektual dhe diplomat i shquar sidomos për sa i përket arsimit shqiptar. Ai është i martuar, ka një vajzë dhe një djal që momentalisht ndodhen ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku janë shperngulur që në vitin 1997. Fidel Ylli mban titullin “Mjeshtër i Sportit” dhe përveç biznesit dhe politikës ai është angazhuar plotësisht në botën e sportit në vend.

Ligji  i ri i sportit i miratuar në fund të korrikut 2020 sipas zotit Fidel Ylli do ti japë një frymëmarrje të re ecurisë sportive ne Shqipëri. Ligji i ri është hartuar konceptuar dhe miratuar sipas standarteve të ligjeve evropjane te sportit. Një ligj sipas kerkesave te MSA, dhe në sandartet e ligjit italian, spanjoll, gjerman dhe atij francez të sportit. Ky është lajmi më shpresëdhenës për të filluar një kohë e re për sportin.  Zoti Fidel Ylli një deputet prej tre mandatesh dhe nje sportist nga mosha 11 vjeç tek Parku Xha Tomit, me Tiranën konfurmon se në këto 6 vjet janë investuar mbi 31 milionë dollarë  nga Qeveria Shqiptare për stadiume futbolli por dhe infrastrukturë sporti. Ai ka saktësuar në daljet e shpeshta mediatike dhe në prlament se PD nuk ka investuar më shumë se 80 mijë euro në sport. Këtij ligji qe mban inistivën kujdesin dhe këmbënguljen e zotit Fidel Ylli, i ka paraprirë ligji i sponsorizimeve. Për zotin Ylli privatizimi i klubeve sportive është detyra më imediate. Bashkitë s duhet të jenë më pronare te klubeve. Klubet duhet të jenë ose shoqëri jofitmiprurëse ose sh.a. Dhe ligji i hap rrugë këtij procesi. Bashkitë sipas këtij ligji duhet të nduhmojnë vezëm me projekte. Ambicja e ligjit “Ylli” që mund të quhet me te drejtë ky ligj është që për gjashtë muaj të pregatiten aktet nënëligjore dhe ti çohen qëverise. Fidel Ylli këmbëngul

se për ketë ligj u punua gjashtë muaj dhe u morën mendimet e të gjithë faktorëve, klubeve grupeve të interesit sportistëve shqiptarë në shqipëri dhe jashtë saj. Ligji si risi ka përgjegjesinë shtetërore për të shpërblyer e mbuluar me financa sportistët shqiptarë që zënë deri në vendin e tetë në kampionatet botërore,  deri tek i gjashti në

Olimpiada, deri tek treti në

lojerat mesdhetare dhe i dyti në Ballkan. Një risi vërtet shumë e shëndetshme për sportin për të mos u përseritur fenomeni Elvis Guri që këto vitet e shkuara ka qënë masiv. Përgjegjësitë  që i ngarkon qeverisë , bashkive, klubeve ligji janë të standarteve evropjane. Ligji ka shumë detaje që sportin në shqipëri e trasformojnë e bejnë autentik, që rregullojnë me detaje të gjitha marrëdheniet sportive. Fidel Ylli si një

Sportist kalibri, si një njeri që lexon pa fund, që është pasionat, që e do më shumë se kushdo sportin shqiptar, qe e di forcën e imazhit të tij në botë ka bërë një gjë të veçantë. Ai ka bërë kushtetutën e sportit. Ndaj kjo kohë ndryshe e sportit në Shqipëri duhet të fillojë nga zbatimi i ligjit. Por Fidel Ylli luajti një rol shumë të madh dhe për zgjidhjen e krizës së bojkotit në futboll. Futbolli ishte në një krizë të plotë dhe Fideli arriti që ta nxirrte atë nga kriza. Por dhe për KOKSH, ai ka një projekt shumë ambicioz. Të qartë, të shtrirë në kohë. Me një studim të hollësishëm për çdo sport, për çdo sportist. Ka një plan të detajuar për ta reformuar atë. Për të sjellë frymë të re. Për të sjellë risi.