Pas një Mbarëkombëtari që zgjon të tjerët!

402
Për tre ditë më radhë, 10, 11 dhe 12 korrik 2017, në pishinën e Durrësit u zhvillua një Kampionat Mbarëkombëtar i Notit. Sikundër u zhvillua ai, gazeta “Telegraf” i ka përshkruar të gjitha detajet, por duke e parë këtë nisiativë të Federatës Shqiptare të Notit, si një shembull që duhet ndjekur në sportet e tjera, le të themi në këto pak radhë se ka vend për të shkruar. Konkretisht, një kampionat mbarëkombëtar në çdo lloj sporti, efektet i ka vetëm pozitive, jo vetëm në afrimin e kulturave sportive, por edhe në aspektin atdhetar. Është thënë shpesh nga FSHF-ja, se një Kampionat Mbarëkombëtar i Futbollit është në plante e saj, por deri më sot vetëm noti ja bëri “bam”. Se, nuk mund të themi, që mundja, peshëngritja apo atletika, e kanë të vështirë të organizojnë evente të tilla, madje jo vetëm me Kosovën, por edhe me Malin e Zi e Maqedoninë. Mundësi të tilla krijohen thuajse në të gjitha sportet, por deri më sot këto nisiativa kanë mbetur në letër. Nga Mbarëkombëtari i Notit, sportet e tjera të shohin efektet pozitive, pse jo edhe ndonjë detaj që kërkon përmirësim, por secili sport do të ketë të veçantat e veta. Rëndësi ka që të tjerë kampionate mbarëkombëtarë të zhvillohen në hapësirën sportive shqipfolëse, Noti për tre ditë e ka bërë zgjimin, të tjerët të mos flenë!
Sigal