Partizani zhvillon stërvitjen e parë pa Ilir Dajën, të kuqtë drejtohen nga…

202
Sigal

Trajneri Ilir Daja nuk është më në krye të skuadrës së Partizanit, teksa rezultatet e dobëta dhe sidomos humbja e fundit në derbi ndaj Tiranës kanë ndikuar drejtpërdrejtë në faktin që palët të mbyllin bashkëpunimin.

Ndërkohë, tashmë pa Dajën, seancën e sotme stërvitore të të kuqve e ka udhëhequr zëvendëstrajneri, Reinaldo Kalari.

Ky i fundit për disa kohë më parë ka qenë edhe trajner i parë i të kuqve, e ka eksperiencën e duhur për të qenë në krye të ekipit në këtë moment derisa të vijë zyrtarizimi i trajnerit të ri.

Sakaq, vlen të theksohet edhe fakti se në seancën stërvitore ishte prezent edhe drejtori Olsi Rama, i cili ka mbajtur edhe një fjalim para skuadrës.