Partizani publikon çmimet, ja sa kushtojnë biletat për sfidën ndaj Vllaznisë

106
Sigal

Partizani pret më datë 13 janar në stadiumin “Partizani” Vllazninë, në sfidën e javës së 16-të të Superiores, në orën 16:00, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i kuq ka bërë me dije çmimet e biletave për tifozët e saj.

Një biletë në tribunën qendrore kushton 1000 lekë të reja ndërsa biletat në tribunën përballë kushtojnë 300 lekë të reja.