Partizani ngre kupën, mbijetesa dhe evropa vendosen në fund

433
Sigal

Partizani ngre trofeun e kampionit, festë në kryeqytet

Pas 26 vjetësh pritje, më në fund skuadra e Partizani arriti të ngrejë lart kupën e kampionit që e shpalli skuadrën e kuqe fitues të Kategorisë Superiore për herë të 16 në historinë e këtij klubi legjendar. Partizani arriti të shpallej kampion i Superligës dy javë më parë në derbin e Tiranës, ndërkohë që ditën e djeshme pas barazimit në Tiranë me Kukësin u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të kupës dhe medaljeve për futbollistët dhe stafin e “demave”. Nën një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Selman Stermasi” të mbushur plot, kapiteni Alban Hoxha ngriti lart trofeun e kampionit, një kupë më se e merituar nga skuadra e Skënder Gegës, e cila dominoi në këtë sezon që prej fillimit të kampionatit. Por festa e tifozerisë së kuqe dhe skuadrës, nuk u ndal vetëm në stadium. Mijëra tifozë marshuan në rrugët e kryeqytetit me brohoritje dhe flamuj të Partizanit, për t’u mbledhur më pas në sheshin “Nënë Tereza” ku dhe u zhvillua një koncert për të festuar fitoren e titullit të Partizanit.