Provimet e Maturës, si ndryshon struktura e testit. Ja çfarë duhet të dini

545
Sigal

Zbardhen ndryshimet në Maturën Shtetërore dhjetë ditë para nisjes së sezonit të provimeve.

Nga pesë, maturantët do të japin sivjet katër provime me detyrim e me zgjedhje, të cilat do t’i nënshtrohen një vlerësimi të dyfishtë, profesional dhe elektronik për pyetjet me alternativa.

Kjo e fundit ka çuar edhe në ndryshime në mënyrën e plotësimit të tezës, e cila do të shoqërohet me një fletë përgjigje, që lehtëson më shumë punën e korrigjuesve.

Risi e këtij viti është fakti që maturantët e pakënaqur kanë mundësi të aplikojnë online për të marrë një kopje të testit të Maturës, pa pasur nevojë t’i drejtohen zyrës arsimore më të afërt dhe pa paguar asnjë tarifë.