Partizani e meritoi fitoren, portieri Lika “hero”

519
Agron KAJA

PARTIZANI-TIRANA 2-1/ U mbyllën “dritëhijet” e “derbit” të kryeqytetit, në “Selman Stërmasi” gjithçka vishet në të kuqe

PERLAT MUSTA

U luajt derbi 149-të i kryeqytetit, çfarë emocione ju solli kjo sfidë?
Emocionet janë gjithmonë të mëdha në ndeshje të tilla, dhe kjo ishte një ndeshje e bukur dhe e rrjedhshme nga të dyja skuadrat. Për mendimin tim u luajt si e barabartë dhe diferencën e bënë golat, por Tirana më befasoi me lojën e saj shumë të mirë. Partizani është ekip shumë I fortë, por do të thosha se portier Ilion Lika ishte shpëtimtari i disa rasteve të pastra goli, të cilët mund ta çonin në shifra të tjera rezultatin final.

Në përgjithësi, cili do të ishte komenti juaj për këtë ndeshje?
Komenti im është se pamë një ndeshje “derbi” të barabartë në mbi 90% të treguesve të tij në fushën e lojës. Tirana e nisi në sulm që në start, por u duk se te sulmi e kishte mangësinë e vetme në këtë sfidë. Partizani e menaxhoi lojën gjatë gjithë minutave, pasi ishte më kërkues në lojën e tij dhe e goditë shumë herë portën. Tirana bëri lojë, por Partizani bëri golat.

Në raport me lojën që u zhvillua, ju përgjigj rezultati final kësaj ndeshjeje?
Patjetër që po, sepse ashtu sikundër u luajt në këtë ndeshje kaq të bukur, edhe rezultati ishte normal, rrjedhë e ritmit të saj. Të dyja skuadrat kishin raste të shumta shënimi, por nëse Partizani ishte në racional, Tirana ishte e pafuqishme në vijën e sulmit. Më shumë se kaq, nëse I krahasojmë lojën me rezultatin, për mua është normal, por që mund të kishte më shumë gola për të dyja skuadrat.

Atëherë, ishte ky rezultati në sinkron me nivelin e ndeshjes?
Rëndësi ka që kjo ndeshje nuk u bë e mërzitshme, pasi zakonisht në ndeshje “derbi” skuadrat mundohen të luajnë më shumë taktikisht për të menaxhuar rezultatin. Këtë herë pamë një ndeshje të luftuar dhe të bukur, ndoshta një nga ato ndeshje “derbi” që të kujtojnë edhe kohërat tona, kur nga fillimi në fund luhej me ritëm e grintë.

E kishit menduar këtë “derbi” edhe si një “duel” trajnerësh?
Çdo ndeshje, jo vetëm këto që quhen “derbi”, janë të tillë edhe për trajnerët. Sepse janë ata që e vendosin skuadrën në fushën e lojës në raport me kundërshtarin, janë ata që në situate të veçanta bëjnë lëvizjet e duhura taktike, apo zëvendësime të tilla. Sot (dje) pamë dy trajnerë me eksperiencë që kanë drejtuar edhe skuadra kampione. Për Josën kam komplimente, pasi përpos problemeve që ka skuadra, e kishte vendosur atë shumë drejt në fushë.

Tifozët e Tiranës dje ishin të pakët në numër, ndikoi kjo në rezultat?
Pjesa e tifozëve nuk diskutohet që është një adrenalinë më vete për çdo skuadër, jo më ata të Tiranës që tashmë e kanë treguar se janë faktor për skuadrën e tyre. Kishte një pjesë, që në raport me sa e njohim këtë tifozeri, ishte e vogël. Por, lojtarët e Tiranës u treguan super të mobilizuar, dhe me atë nivel që treguan, unë e them me bindje se luajtën edhe për tifozët e tyre.

Ndikoi në këtë sfidë “akuza” e aleancës së Tiranës me Kukësin, në dëm të dy skuadrave të tjera kryesuese?
Mendoj se të tilla akuza të ndërsjella janë jashtë ndeshjeve të tilla “derbi”. Janë dy skuadrat më të mëdha e më të vjetra të historisë së futbollit shqiptar që së bashku kanë fituar 39 Tituj Kampionë, e kësisoj, problematikat sfumohen para 90 minutëshit të lojës.

Veç rezultatit, cilët ishin faktorët që e përcaktuan këtë “derbi”?
Për mendimin tim, sikundër u luajt kjo sfidë, lojtarët dhe trajnerët respektivë ishin faktorë dhe aktorë të ndeshjes për të dyja skuadrat. Pa harruar rezultatin, I cili nuk ishte fat për Partizanin, por nuk ishte edhe ndonjë fat I munguar për Tiranën. Ky është futbolli, një 

Me këtë fitore ndaj Tiranës, e shikoni Partizanin si rival real për Titullin Kampion?
Patjetër që po, nuk diskutohet që është në vallen e titullit. Diferenca me Kukësin në kreun e renditjes nuk është e madhe, tri pikë rikuperohen shumë shpejt dhe Partizani tashmë e ka hapur përsëri luftën për Titullin Kampion. Gjithsesi, janë për tu luajtur edhe 14 ndeshje deri në mbyllje të Kampionatit, në të cilat janë 42 pikë, gjithçka mund të ndodhë.
Rëndësi ka që kjo ndeshje nuk u bë e mërzitshme, pasi zakonisht në ndeshje “derbi” skuadrat mundohen të luajnë më shumë taktikisht për të menaxhuar rezultatin. Këtë herë pamë një ndeshje të luftuar dhe të bukur, ndoshta një nga ato ndeshje “derbi” që të kujtojnë edhe kohërat tona, kur nga fillimi në fund luhej me ritëm e grintë
SULEJMAN STAROVA (Partizani)
Garën për Titullin e kemi me veten
Pas ndeshjes “derbi”, trajneri I Partizanit Sulejman Starova u tregua optimist për skuadrën dhe i kënaqur me fitoren. “Jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe tri pikët e fituara. Nuk duhet të harrojmë edhe që terreni nuk të jep mundësi për të bërë lojë të bukur. Mund të them se të tre mesfushorët tanë: Ramadani, Batha dhe Vila, janë në formë të mirë e ndikuan pozitivisht me lojën e tyre. Për Sukaj, mendoj se nuk është ende i rikuperuar, por po bën një program të gatshëm. Fejzullahu nuk është ende në formën më të mirë. Me këtë fitore, ne garën për Titullin Kampion e kemi me veten, jo me të tjerët”.
E hënë 20 shkurt 2017, ora 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”
Partizani 2-1 Tirana
Shënues: Malota 12′, Ekuban 70’ / Teqja 47′
Partizani (4-3-3): Hoxha; Fejzullahu, Malota, Krasniqi, Trashi; Vila, Ramadani (Cetkoviç 67’), Batha; Torasa (Ibraimi 90+2’), Ekuban, Mazrekaj (Kalari 46′). Trajner: Sulejman Starova
Tirana (4-3-3): I. Lika; Doka, Teqja (Turtulli 86’), Muça, Hoxhallari; G. Lika (Akua 77’), Daja, Mervej; Taku, Sise, Moise (Halili 84’).
Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Kridens Meta, Ergin Doda, Denis Rexha (Tiranë)
KV: Cetkoviç/ Hoxhallari, Daja
Kornet: 6-4
KATEGORIA SUPERIORE
Rezultatet/ Java e 22-të
Të dielën, 19 shkurt 2017
Korabi-Vllaznia 0-2
Shënues: Bakaj 17’, Hebaj 88’
Flamurtari-Teuta 0-1
Shënues: Cmajcjanin 90+3’
Skënderbeu-Luftëtari 3-0
Shënues: Muzaka 25’, 
Latifi 35’, Radas 75’
Dje, 20 shkurt 2017 
Laçi-Kukësi 0-0 
Partizani-Tirana 2-1 
Shënues: Malota 13’, Ekuban 70’/ Teqja 47’

RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 22 46
2.Skënderbeu 22 44
3.Partizani 22 42
4.Luftëtari 22 28
5.Tirana 22 27
6.Vllaznia 22 27
7.Teuta 22 23
8.Laçi 22 21
9.Flamurtari 22 20
10.Korabi 22 11
(Flamurtari është penalizuar 
nga KD me -6 pikë)
Ndeshjet/ Java e 23-të
Datë 25 shkurt 2017
Luftëtari-Laçi
Kukësi-Partizani
Tirana-Flamurtari
Vllaznia-Skënderbeu
Teuta-Korabi

PARTIZANI-TIRANA 
Përballjet këtë sezon
Java e 3-të/ 25.09.2016
Partizani-Tirana 0-0
Java e 13-të/ 01.12.2016
Tirana-Partizani 0-0
Java e 22-të/ 20.02.2017 
Partizani-Tirana 2-1
Bilanci në në total
Ndeshje 149, Fitore Partizani 61, Fitore Tirana 41, Barazime 47, Golat 210:163


ASTRIT NALLBANI

Mund të dilte edhe barazim, Tirana tregoi respekt
Dje u luajt derbi 149-të i kryeqytetit, çfarë emocione ju solli kjo sfidë?
Ka qenë një ndeshje shumë e bukur, një ndeshje e rrjedhshme për të dyja skuadrat. Pati ritëm ky “derbi” që unë nuk e kisha menduar se do të sillte këtë lojë, ku pasimet e sakta dhe goditjet e portës ishin sa nga njëra portë tek tjetra. Tirana më befasoi me lojën e saj shumë të mirë, sepse me situatën që ka kaluar ajo tregoi se është një skuadër e madhe që di të dhurojë edhe ndeshje të mira kur situate nuk janë në favorin e saj.

Në përgjithësi, cili do të ishte komenti juaj për këtë ndeshje?
Nëse do ta nisja këtë koment me kronikën e ndeshjes, Tirana e nisi më mirë lojën, madje po ti referohemi minutave, deri në të pestën ajo thuajse e mbylli Partizanin në gjysmëfushën e tij. Por më pas, Tirana tregoi se mangësitë në vijën e sulmit po bëheshin evidente, ndërsa Partizani nga fillimi në fundin e ndeshjes u tregua më kërkues. Fillimin ndoshta e kishte për të studiuar lojën e Tiranës, sepse ishte më kërkues në lojë dhe e goditi në shumë raste portën kundërshtare.

Në raport me lojën që u zhvillua, ju përgjigj rezultati final kësaj ndeshjeje?
Unë mund të them se, sikundër erdhi rrjedha e kësaj ndeshjeje, rezultati mund të ishte edhe I barabartë, mund të kishim edhe një rezultat tjetër me më shumë gola për të dyja skuadrat. Por, Partizani e meritoi fitoren, kjo ka më shumë rëndësi në këtë situatë për këtë skuadër, e cila tashmë duket se e mban të hapur luftën për Titullin Kampion.

Nëse rezultati doli 2-1 për Partizanin, ishte ky në sinkron edhe me atë vlerësim që kanë këto skuadra ndaj njëra-tjetrës?
Na kishte marrë malli sinqerisht, për të parë ndeshje të tillë. Unë e përmenda më sipër se, kjo sfidë mund të ishte edhe e barabartë në rezultat, për vetë rastet që u krijuan nga të dyja skuadrat. Rëndësi ka edhe një fakt tjetër, se futbolli fitoi një “derbi” të madh në kryeqytet.

E kishit menduar këtë “derbi” edhe si një “duel” trajnerësh?
Po natyrisht që është kështu, sepse janë trajnerët ata që e përgatisin skuadrën, janë ata që e përgatisin për çdo ndeshje në aspektin taktik e fizik. Si Starova, ashtu edhe Josa, mendoj se dje treguan që janë trajnerët më të mirë aktualë në Kategorinë Superiore. Të dy I menaxhuan mirë skuadrat e tyre, dhë nëse themi një “duel” trajnerësh, mes tyre vetëm rezultati veçohet.

Tifozët e Tiranës dje ishin të pakët në numër, ndikoi kjo në rezultat?
Nuk më vjen mirë që nuk ishin në stadium ata tifozë që janë shpirti I Tiranës. Ata janë një grupim që e duan Tiranën me shpirt dhe mungesa e tyre në stadium ishte një treguas jo I mirë. Por, me lojën që zhvilloi Tirana, I tregoi tifozëve të saj se është ende ajo skuadër e madhe, edhe pse situate në renditje nuk janë fort të mira.

Ndikoi në këtë sfidë “akuza” e aleancës së Tiranës me Kukësin, në dëm të dy skuadrave të tjera kryesuese?
Jo, sepse të dyja skuadrat sot luanin për synimet e tyre dhe ajo aleanca që përflitej, dje nuk u duk në asnjë rast. Tirana kërkon Evropën, dhe nuk kishte arsye të mendoje se po luante në shërbim të Kukësit. Absolutisht jo! Me lojën që zhvilloi, Tirana tregoi se do të ketë më shumë progres në vazhdimësi të këtij kampionati.

Veç rezultatit, cilët ishin faktorët që e përcaktuan këtë “derbi”?
Që rezultati u fiksua në shifrat 2-1 për Partizanin, për mua ishte thgjesht fat, edhe pse ai e kërkoi më shumë fitoren dhe e goditi më shumë portën kundërshtare. Tiranës në këtë ndeshje I mungoi fati për golin, njëherësh edhe tifozët e saj. Me këtë humbje, Tirana diskutohet në renditje, pasi ka katër humbje rrjesht dhe duhet ta menaxhojë mirë situatën.

Me këtë humbje, si e shikoni Tiranën deri në mbylljen e Kampionatit?
E përmenda më sipër, ka 27 pikë dhe nuk është komode për mesin e renditjes, i duhet të kthehet te rezultatet pozitive, sepse duke menduar që janë edhe 14 ndeshje me 42 pikë, gjithçka mund të ndodhë në të dy kahet e renditjes.
Na kishte marrë malli sinqerisht, për të parë ndeshje të tillë. Unë e përmenda më sipër se, kjo sfidë mund të ishte edhe e barabartë në rezultat, për vetë rastet që u krijuan nga të dyja skuadrat. Rëndësi ka edhe një fakt tjetër, se futbolli fitoi një “derbi” të madh në kryeqytet. Tirana kërkon Evropën, nuk kishte arsye të luante në shërbim të Kukësit

MIREL JOSA (Tirana)
Gabuam në pësimin e golit të dytë
Për trajnerin e Tiranës, Mirel Josa, skuadra e tij nuk luajti mirë në të dyja pjesët e ndeshjes, ku sipas tij, u gabua në vendosje gjatë pësimit të golit të dytë. “Unë në përgjithësi, në fillimin e pjesës së dytë nuk jam i kënaqur farë, pjesa e parë ishte një lojë disi më e mirë për ne. Në fillimin e pjesës së dytë, edhe pse shënuam golin, nuk jam i kënaqur, se Partizani kishte njëfarë epërsie territoriale. Topin duhej ta kishim ne dhe nuk ishim në gjendje të rreshtoheshim në mes të fushës. Me hyrjen e Cetkoviç në lojë, Partizani u bë më i zhdërvjellët përpara, ndërsa ne gabuam përsëri në krah. Të shqetësuar për vazhdimësinë në Kampionat”.
Golashënuesit
13 gola: P. Pejiç (Kukësi)
10 gola: C. Ekuban (Partizani)
8 gola: A. Taku (Tirana) 
H. Salihi (Skënderbeu),
7 gola: Emini (Kukësi), T. Bushiç (Flamurtari)
6 gola: Reginaldo (Luftëtari)
5 gola: N. Shtubina (Vllaznia), D. Bregu (Luftëtari), D. Shkodra (Flamurtari) 
4 gola: J. Adeniy, L. Latifi (Skënderbeu), M. Ndockyt (Tirana), S. Plaku (Korabi), I. Batha (Partizani)
3 gola: B. Aquino (Laçi), F. Bangal (Teuta), I. Galiç (Flamurtari), A. Ribaj (Teuta), K. Abazaj (Luftëtari), R. Hebaj (Vllaznia), 
2 gola: A. Çyrbja, A. Magan, T. Cmajcanin (Teuta), Dvornekoviç, K. Lushtaku (Kukësi), B. Lulaj (Laçi), A. Tafili, E. Bakaj (Vllaznia), A. Shehaj, D. Alvesh, B. Telushi (Flamurtari), S. Atanda, B. Azubel, J. Bardhi (Partizani), B. Jashanica (Skënderbeu), B. Ramadani (Luftëtari), Gj. Muzaka (1 Tirana+1Skënderbeu)
1 gol: L. Ibrahimi, A. Torrasa, L. Trashi, E. Vila, R. Malota (Partizani), F. Bardulla, S. Cicmil, E. Çinari, A. Marku, E. Vrapi, D. Pjeshka (Vllaznia), I. Berisha, A. Fazliu, B. Radoviç, A. Fazlliu (Flamurtari), E. Boyom, A. Montero, D. Rapo (Luftëtari), A. Çelhaka, Pericles, F. Toski, R. Lushkja, Mensah (Laçi), N. Gripshi, B. Kotobelli, A. Hila (Teuta), I. Serxhinho, B. Nimaga, Radas (Skënderbeu), I. Ede, E. Hoxhallari, G. Muça, M. Nkounkou, O. Teqja (Tirana), A. Gavazaj, E. Kaja, S. Mziu, N. Nexhipi (Korabi), B. Greca, Rangel, S. Guri (Kukësi) 
1 tifozët
Ultrasit e Tiranës thanë se do të bojkotojnë ekipin, u mblodhën në sheshin tek “Xhamlliku”, një pjesë “ultras” ishte në stadium

3 blerjet
Në këtë merkato Partizani bën tri blerje, Sukaj dhe Cetkoviçtë cilët ishin rezervë, ndërsa Bonifejs ishte në tribunë
1 herë
Dje është luajtur për herë të parë në një derbi, ku tifozët e Tiranës ishin në transfertë në shtëpinë e tyre, të cilët ishin vendosur në Tribunën H, ku më parë qëndronin ata të Partizanit

2 mbrojtësa
Golat e parë të derbit Partizani-Tirana u shënuan nga dy mbrotësa, së pari Malota për Partizanin dhe më pas barazoi Teqja për Tiranën

Golashënues më të mirë në “derbi”
Lojtari Skuadra Golat
Refik Resmja Partizani 14
Indrit Fortuzi Tirana 11
Agim Murati Partizani 11
Agustin Kola Tirana 10
Robert Jashari Partizani 9
Arben Minga Tirana 8
Kolec Kraja Partizani 8
Petrit Dibra Tirana 7
Panajot Pano Tirana 7
Sigal