Nuk luajnë thuajse kurrë, por dy yjet e Realit janë më të paguarit në La Liga

139
Sigal

Real Madrid ka 6 lojtarë në listën me 10 pagat më të larta në La Liga, ndërkohë që pjesa tjetër plotësohet me lojtarë nga Atletico Madrid dhe Barcelona.

Gareth Bale është futbollisti më i paguar në elitën e futbollit spanjoll, pasi përfiton 34 milionë euro në vit.

Pas tij vijnë Eden Hazard dhe Antione Griezman me nga 30 milionë euro, por futbollisti belg në fakt për pjesën më të madhe të sezonit ka ngrohur stoln.

Karim Benzema, që është dhe futbollisti më i mirë i kampionatit zë vendin e katërt me 24 milionë euro në sezon. Te Barcelona më i paguari është Sergio Busquets, me 23 milionë euro.