GJKKO cakton vendimin për Alqi Bllakon

165
Sigal

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është vendosur në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Posaçme.

Menjëherë, ky vendim i Gjykatës së Posaçme i kaloi për ekzekutim prokurorit të SPAK.

Alqi Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e Ish- Sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

SPAK lëshoi urdhër-arrestin, ndërkohë që ditën e mërkurë, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit para se të mblidhej Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.

Këtë të enjte Bllako u shoqërua fillimisht në polici, ndërkohë që mbasditen e së enjtes gjykata vendosi masën e arrestit me burg.