Nuk kanë fund problemet ekonomike të Interit, del në pah skenari i uljes së rrogave

145
Sigal

Skuadra e Interit po kalon vështirësi të mëdha financiare dhe këtë fakt e kanë shprehur dhe vetë drejtuesit zikaltër në daljet e tyre publike, madje u përfol për një shitje në mes të sezonit, por gjithçka u anulua më pas.

“Sky Sport Italia” ka zbuluar se dhe pse fituan titullin kampion, pronarët e Interit po mendojnë të ulin pagat me 15% sezonin tjetër, për të rregulluar sa më shumë financat e klubit. Borxhi shkon në 112 milion euro dhe zikaltrit duhet të mendojnë t’i reduktojnë duke ja nisur që nga pagat.

Ky vendim do të mund të shkaktonte dhe shumë pakënaqësi pasi pretendimet për skuadrën kampione tanimë janë të larta. Drejtuesit do të takohen në ditën në vazhdim me Konten për të marrë një vendim të përbashkët për situatën jo të mirë ekonomike, sepse vetë Konte është trajneri më i paguar në Itali me 12 milion euro në sezon.