Zjarri shkrumbon minibusin në rrugën nacionale

204
Sigal

Një minibus është shkrumbuar nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore në hyrje të qytetit Kavajës.

Ngjarja ndodhi pikërisht në segmentin rrugor Kavajë-Golem. Ndërkohë pritet një njoftim nga policia për vendin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti. Ndërkohë që kjo ka shkaktuar edhe një radhë të gjatë të makinave në këtë fundjavë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e repartit zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, mjeti që transporte udhëtarët është shkrumbuar.