Nuk ka qetësi për Modriç, kroati i Real-it rrezikon 5 vite burg

555
Probleme në horizont për futbollistin e Real-it, Luka Modriç, dhe nuk kanë të bëjnë me çështje sportive. Mesfushori, fill sapo mbylli çështjen e evazionit fiskal me shtetin spanjoll përballet sërish me një tjetër akuzë, atë të dëshmisë së rreme.
Sipas të përditshmes kroate “Vecernji List”, ka disa mospërputhje në deklaratat e bëra nga Modric dhe dëshmia e dhënë nga lojtari në 2015-ën, mbi gjyqin për ish-presidentin e Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic.
Nëse kjo akuzë do të konfirmohej, Modric do të rrezikonte nga 12 muaj deri në pesë vite burg.
Sigal