Ndryshon orari i ndeshjeve të Champions, do luhen deri në mesnatë

540
Dje, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në “Twitter”, UEFA ka raportuar se, duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë ndryshime në orarin e ndeshjeve. Organi më i lartë i futbollit në Evropë ka vendosur tashmë dy orare të ndryshme zyrtare. Kështu, dy ndeshje do luhen në orën 19:00, ndërsa gjashtë të tjerat nuk do të luhen sipas orarit të zakonshëm 20:45, por në ora 21:00. Këtë ndryshim, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e vendosi që në muajin dhjetor 2016, për vendime të ndryshme, duke përfshirë dhe orarin zyrtar të ndeshjeve. Pra, do të kemi orare të ngjashme me Evropa Ligë, e kështu shqiptarët do t’i zërë mesnata ne ekranin e televizorit.


Sigal