Nuk ka qetësi për Interin, një tjetër person infektohet me Covid-19

242
Sigal

Skuadra e Interit nuk po kalon aspak nje moment të mirë teksa po përballet me një valë virusi brenda ekipit të saj.

Pas 4 lojtarëve titullarë që u infektuan me COVID-19,  në testet e zhvilluara sot në shtëpinë zikaltër, ka dalë dhe një pjestar i stafit teknik pozitiv me virus. Një lajm jo i mirë ky për Interin të cilët po kalonin një përiudhë mjaft të mirë në kampionat duke kryesuar më 9 pikë diferencë nga ndjekësit e saj. Një lajm i mirë është që asnjë nga futbollistët e tjerë nuk ka dalë pozitiv por rreziku ekziston deri në momentin që do kalojë periudha e plotë e karantinimit për zikaltrit.

Ishin autoritetet shëndetësore ato që shtynë ndeshjen e fundjavës kundër Sasuolos, me arsye “të përhapjes së sëmundjeve virale”, duke karantinuar ekipin zikaltër deri të dielën në darkë.