Juventus surprizon të gjithë, thërret për stërvitje në ekipin e parë edhe sulmuesin shqiptar

304
Sigal

talentet e vetëm që luajnë në skuadra të mëdha. Giaccomo Vrioni është pjesë e ekipit të Juventusit, teksa është aktivizuar në ekipin e U-23.

Futbollisti shqiptar së fundmi ka marrë një lajm fantastik pas pandemisë së Covid-19. Sulmuesi është thirrur nga trajneri Maurizio Sarri për t’u stërvitur me ekipin e parë. I lindur në 1998, Vrioni është pjesë e kuqezinjve U-21, ndërsa ka debutuar edhe me Kombëtaren A. Trajneri i Juventusit dëshiron që të shohë më afër shumë prej talenteve që vijnë nga akademia dhe të rinjtë.

Për këtë arsye ka grumbulluar nëntë prej tyre. Kështu Giacomo Vrioni ka fatin që stërvitet dhe të mësojë prej yjeve të futbollit europian, ndërsa nga ana tjetër kërkon të bind edhe trajnerin Sarri. Duke parë ndryshimet e rregullave dhe 5 zëvendësimet që tani janë vendosur si kriter, kërkohen më shumë elemente për të përballuar fundin e sezonit dhe për këtë arsye do t’i besohet edhe më të mirëve që vijnë nga të rinjtë.

Fakti që kalendari i kampionëve të Italisë do të jetë shumë i ngjeshur, mund të bëjë që të luajnë edhe futbollistët e skuadrës së dytë. Nëse skuadra torineze do të sigurojë titullin pak javë nga fundi, atëherë më shumë mundësi Vrioni do të debutojë për herë të parë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Vrioni deri më tani ka luajtur vetëm 7 ndeshje për Juventusin, por pa mundur që të gjejë ende rrugën e rrjetës. I ardhur nga Sampdoria në merkaton e janarit, ai shpreson që të bëjë hapin e madh në karrierë për të lënë gjurmë, në një skuadër ku garantohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur.

Image