Notarët shqiptarë, rezultate të mira në Kupën e Mesdheut

968
Sigal

Franc Aleksi, më i miri në “Comen Cup” të zhvilluar në Izrael. Kohë të kënaqshme nga Baholli, Duraku e Basho

 Katër notarët shqiptarë arritën rezultate të mira në Kupën e Mesdheut 2014 (e njohur me emrin Comen Cup), që u zhvillua në Netanya të Izraelit nga data 28-29 qershor 2014. Shqipëria mori pjesë në Kupën e Mesdheut 2014 për moshat 13-14 vjeç (vajza) dhe 15-16 vjeç (djem) me katër notarë: Diana Basho e Tiranës (për moshën 13-14 vjeç), si edhe Franc Aleksi i Tiranës, Deni Baholli i Te Stela dhe Kevin Duraku i Nobis, të cilët përmirësuan kohët e tyre. Në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar morën pjesë 210 notarë nga 18 vende të ndryshme: Shqipëria, Andorra, Franca, Belgjika, Sllovenia, Turqia, Spanja, San Marino, Portugalia, Bosnjë-Hercegovina, Qipro, Greqia, Bullgaria, Italia, Maqedonia, Serbia, Polonia dhe Izraeli. Aktiviteti, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhatë e Kupës së Mesdheut u zhvillua në një nga pishinat më të shpejta në botë, e cila është programuar për të pritur në vitin 2015 Kampionatin Europian të garave të shkurtra.

Trajneri Arjan Fetishaj, i cili shoqëroi notarët në Izrael tha për gazetën “Telegraf”: “Në aktivitet shkuam me kokën lart, pasi i njihnim nivelet e skuadrave te tjera. Po ashtu edhe u larguam me kokën lart, pasi sporti ka edhe ulje dhe ngritje në rezultate. Pjesëmarrja jone në Izrael tregon se, dhe flamuri shqiptar dhe noti shqiptar ekziston në arenën ndërkombëtare. Këta sportiste bënë më të mirën e mundshme në këtë aktivitet. Sakrificat nuk janë të pakta por, zemra për të mbajtur flamurin shqiptar në aktivitetet ndërkombëtare, në zemër dhe në prezencë nuk u mungo. Suksese të mëtejshme të gjithë sportistëve”. Sportisti më i mirë shqiptar, kjo në bazë të pikëve FINA, ishte France Aleksi, i cili në 1500m stil i lire arriti 594 pikë FINA me kohën 17:20.09 (vendin e parë e zuri greku Dimitrios Negris me kohën 15:37.21, 811 pikë FINA. Në 200 m individual i përzier, Franc Aleksi, regjistroi kohën 02:27.72 (460 pikë FINA), me italianin Lorenco Glesi që vendosi një rekord të ri të kompeticionit me kohën 02:04.04 (776 pikë FINA). Notari i talentuar, Deni Baholli fiksoi në 100 m bretkosë kohën 01:10.52 (573 pikë FINA), ndërsa Kevin Duraku 01:20.05 (392 pikë FINA), ndërkohë që në 200 m bretkosë, Deni Baholli 02:34.63 (558 pikë FINA), ndërsa Kevin Duraku 02:57.68 (368 pikë FINA). Në garën e 200 metrave bretkosë, italiani Nikolo Martinengi vendosi një rekord të ri të kompeticionit me kohën 02:16.69 (808 pikë olimpike). E vetmja përfaqësuese femër nga Shqipëria ishte Diana Basho e Tiranës. Ajo konkurroi në garat e moshës 13-14 vjeç. Në 200 m shpinë ajo fiksoi kohën 02:45.17 (431 pikë FINA). Në 400 m i përzier, Basho fiksoi kohën 05:52.81 (445 pikë FINA). Notarja serbe, Anja Crevar, vendosi një rekord të ri në këtë stil me kohën 04:54.09 (769 pikë FINA). Në 400 m stil i lirë Basho regjistroi kohën 05:05.12 (482 pikë FINA). Edhe në këtë garë dominoi serbja Crevar me kohën 04:21.92 (761 pikë FINA).  Në 100 m flutur, Basho grumbulloi 400 pikë FINA me kohën 01:16.11. Vendin e parë e zuri italiania  Tania Kualieri me kohën 01:02.53 (721 pikë FINA). Në 800 stili i lirë, Basho fiksoi kohën 10:44.62 (450 pikë FINA), ndërsa serbja e vendit të parë Anja Crevar kapi kohën 08:58.22 (774 pikë FINA). Në 200 m flutur, Diano kronometroi kohën në 02:43.17 (416 pikë FINA), ndërkohë që në këtë garë, serbja Anja Crevar vendosi rekord të aktivitetit me kohën 02:18.76 (751 pikë FINA). 16 rekorde të kompeticionit u vendosën në Kupën e Mesdheut, kryesisht nga notarët serbë, spanjollë, italianë. Notari më i mirë i aktivitetit doli greku Dimitrios Negris në 1500 metra stili i lirë me 811 pikë FINA. Për femra doli turkesha Gulsen Samanci në 100 metra bretkosë me 783 pikë FINA.

 18 vendet pjesëmarrëse

 Shqipëria

Andorra

Franca

Belgjika

Sllovenia

Turqia

Spanja

San Marino

Portugalia

Bosnjë-Hercegovina

Qipro

Greqia

Bullgaria

Italia

Maqedonia

Serbia

Polonia

Izraeli

GARAT E NOTARËVE TANË

 FEMRA

Mosha 13-14 vjeç

Notare: Diana Basho

100 m flutur        01:16.11      400 pikë FINA

200 m flutur        02:43.17      416 pikë FINA

200 m shpinë             02:45.17      431 pikë FINA

200 m i përzier          02:48.61      419 pikë FINA

400 m i përzier          05:52.81      445 pikë FINA

400 m stil i lirë   05:05.12      482 pikë FINA

800 m stili i lirë 10:44.62      450 pikë FINA

MESHKUJ

Mosha 15-16 vjeç

Notarët: Franc Aleksi, Kavin Duraku, Deni Baholli

100 m stil i lirë

Franc Aleksi              00:57.49      543 pikë FINA

Kavin Duraku            01:05.61      365 pikë FINA

200 m stil i lirë

Kavin Duraku            02:29.11      320 pikë FINA

400 m stil i lirë

Franc Aleksi       04:27.15      559 pikë FINA

1500 m stil i lirë

Franc Aleksi       17:20.09      594 pikë FINA

200 m individual i përzier

Franc Aleksi       02:27.72      460 pikë FINA

400 m individual i përzier

Franc Aleksi       05:05.33      509 pikë FINA

100 m bretkosë

Deni Baholli              01:10.52      573 pikë FINA

Kevin Duraku            01:20.05      392 pikë FINA

200 m bretkosë

Deni Baholli              02:34.63      558 pikë FINA

Kavin Duraku            02:57.68      368 pikë FINA

100 m flutur

Franc Aleksi       01:02.63      503 pikë FINA

Mbrojtësi shqiptaro-maqedonas: “Te Shkëndija tifozë kisha ‘Ballistët’, te Partizani pres “Guerrilsat”

 Ardian Cuculi: “Vij te Partizani për të fituar trofe”

 Adrian Cuculi është lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi 27-vjeçar që sezonin e fundit e mbylli te Shkëndija e Tetovës është shprehur tepër entuziast për aventurën e tij të re në skuadrën e kuqe. “Për Partizanin më kanë folur të gjithë shokët e mi, veçanërisht me Nderim Nexhipi, i cili është njëri nga faktorët kryesorë që unë sot prezantohem te Partizani. Përpos këtyre në afrimin tim këtu ka ndikuar edhe raporti profesional që kam pasur me trajnerin Duro te Shkëndija. Prandaj nuk kam pasur asnjë dyshim që ditën e parë për të mbërritur te Partizani, ndërsa zvarritja ka ardhur vetëm për faktin se isha i përfshirë me Maqedoninë në një turne në Kinë”. Cuculi tha se, ai dëshironte të kishte një pasaportë shqiptare, që të mos konsiderohej i huaj.

Normalisht si çdo shqiptar i trojeve shqiptare edhe unë do të doja që të posedoja një pasaportë shqiptare. Mbase nëpërmjet Partizanit më realizohet ëndrra për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, pastaj në varësi të rrjedhës së ngjarjeve mund të flitet për kombëtaren shqiptare. Personalisht jam këtu për të ndihmuar Partizanin që të ngrihet në vendin që i takon. Siç e dini vij nga një klub që ka tifozë shumë të zjarrtë, “Ballistët”, por mbërrij në një klub tjetër dhe jam i informuar se “Guerrilsat” janë tifozeri e flaktë. Prandaj të gjithë bashkë synojmë kreun e tabelës dhe pse jo titullin. Nuk ma do mendja se do të jetë i vështirë ambientimi im te Partizani, pasi me një pjesë të lojtarëve kemi luajtur bashkë, plus edhe me trajnerin kam punuar më parë. Pra, nuk besoj se do të kem problem aq më shumë kur dihet se fatmirësisht të gjithë flasim të njëjtën gjuhë.

TRAJNERI DURO

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro tha se, ai ndihej i gëzuar për ardhjen e Cuculit, i cili është lakuar shumë gjatë kësaj kohe të merkatos. “Ai do të jetë një nga pjesët më të rëndësishme të Partizanit në këtë sezon, gjë të cilën e kam thënë edhe më parë. Është një lojtar që e njoh mirë dhe po ju tregoj edhe një kuriozitet që Ardianin e kam kërkuar edhe para katër vitesh kur kam qenë me Besën dhe më pas me Skënderbeun. Por në kohën kur e kërkoja në Korçë ai ishte i dëmtuar. Më pas u bashkuam te Shkëndija dhe do të bashkëpunojmë sërish te Partizani. Cuculin e vlerësoj jo vetëm si futbollist me vlera, por edhe si njeri. Ai është edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë dhe turneu që pati me kombëtaren në Kinë bëri që të vonohet prezantimi i tij”, – përfundoi trajneri Shpëtim Duro.