Teuta vetëm 90 minuta larg titullit, Vllaznia kërkon fitoren e thellë ndaj Laçit

126
Sigal

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish ditën e nesërme, ku do të luhen ndeshjet e velfshme për javën e 36-të të kampionatit, e cila është dhe java e fundit e këtij sezoni futbollistik. Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha në orën 17:00, ku më vendimtaret janë përballjët Vllaznia-Laçi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër dhe përballja mes Teutës dhe Apolonisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja këto sfida do të jenë vendimtarë për përcaktimin e ekipit që do të fitojë titullin kampion, pasi momentalisht të dyja këto ekipe janë me numër pikësh të barabarta, por Teuta ka 1 gol më shumë në diferencën e përgjithshme të golave. Përballje tepër të vështira dhe për Bylisin dhe Kastriotin, të cilat luftojnë për vendin e mbijetesës në Superiore. ‘Ballshiotët’ e Dovedan do të presin ‘të kuqtë’ e Ilir Dajës, ndërsa ‘krutanët’ e Kastriotit do të përballen me ‘verilindorët’ e Mirel Josës në stadiumin, “Elbasan Arena”. ‘Bardheblutë’ e Orges Shehit do të përballen me Skënderbeun, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një ndeshje ku asnjë nga këto 2 skuadra nuk përfitojnë asgjë nga fitorja.

Kategoria Superiore – Java e 36-të
E mërkurë, më 26 maj 2021
Ora 17:00 | Teuta – Apolonia
Ora 17:00 | Kukësi – Kastrioti
Ora 17:00 | Vllaznia – Laçi
Ora 17:00 | Tirana – Skënderbeu
Ora 17:00 | Bylis – Partizani