Njeriu i rekordeve ka dy fiksime të reja për fundin e këtij sezoni

286
Sigal

Cristiano Ronaldo numëron me dhjetëra suksese në karrierën e tij. Sulmuesi portugez ka dy synime të tjera për të arritur me Juventusin, të shpallet golashënuesi më i mirë në Seria A dhe të fitojë Championsin.

Dy arritje aspak të lehta nëse konsiderohet fakti që Ciro Immobile, që është përpara në renditjen e shënuesve, është përpara me 4 gola tetë javë nga fundi, dhe faktit që  bardhezinjtë duhet të përmbysin rezultatin e sfidës së parë kundër Lyon përpara se të futet në “Final Eight” kundër më të fortëve të Kontinentit.

Cr7 e ka fituar titullin e golashënuesit në Premier League në 2008 me fanellën e Manchester United dhe tre herë në Spanjë (në 2011, 2014 e 2015) me atë të Real Madrid. Si ai, Van Nistelrooy e Suarez. Gjithsesi shumë do të varet edhe nga forma e Immobiles.

Objektivi tjetër do të luhet në gusht. Juventus e ka fiksim, për CR7 është e zakonshme. Championsin e ka fituar 5  herë (një me United dhe 4 me Real) por ëndrra për një të gjashtë është aq e madhe nëse mendohet se vetëm një lojtar e ka arritur; Francisco Gento, legjendë në Madrid mes viteve ’50 e ’60.