Nisin telashet edhe për Skënder Gegën, dy mungesa të sigurta ndaj Teutës

137
Sigal

Barazimi me Kukësin dhe ditët e pushimit duket se sërish nuk do të jenë aleati i Skënderbeut dhe Skënder Gegës për të pasur një ekip të plotë në ndeshjen e radhës përballë Teutës në transfertë.

Kushtet në të cilat ndodhet Skënderbeu në renditje, kërkojnë medoemos një ekip sa më të plotë në përbërje, me qëllim që Gega të ketë alternativat e duhura.

Ende pa nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të fazës së tretë ndaj Teutës bardhekuqtë e Skënderbeut humbasin dy titullarë. Frashëri i krahut të djathtë të mbrojtjes dhe mesfushori Randi nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Gega.

Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin maksimal të kartonëve të verdhë, e për pasojë janë të pezulluar. Me këto dy mungesa të sigurta, Skënderbeu duket se humbet shumë, jo vetëm në mesfushë, por kryesisht në krahun e djathtë të mbrojtjes.