Aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë, vdes një nga të plagosurit

164
Sigal

Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Fushë-Krujë- Thumanë, në afërsi të Drenasit.

I plagosuri ishte një nga drejtuesit e makinave të përfshira në aksident dhe u transportua te spitali i Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot ti shpëtojë plagëve të marra.

Nga aksidenti u raportuan katër persona të plagosur, ku tre prej tyre u nxorën nga makinat e aksidentuara me ndihmën e zjarrëfikësve.