Lushnje/ Arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim, akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”

23
Sigal

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, është arrestuar. Shtetasi G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.