Presidenti Biden mbërrin në Bruksel, pritet të nisë bisedimet me NATO-n

155
President Joe Biden and Belgian Prime Minister Alexander de Croo, left, talk to people after arriving at Brussels National Airport, Wednesday, March 23, 2022, in Brussels. (AP Photo/Evan Vucci)
Sigal

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Bruksel, ku do të marrë pjesë në disa samite urgjente për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Air Force One u ul në aeroportin e Brukselit në orën 21:03 me kohën lokale pas një fluturimi afërsisht shtatë orësh nga Uashingtoni.

Ditën e nesërme, presidenti Biden pritet të nisë bisedimet intensive me NATO-n, G7 dhe Bashkimin Evropian.