Në shtrat vetëm me…/ Si e pret Georgina, Ronaldon pas triumfit në Serie A

334
Sigal

Cristiano Ronaldo nuk u ndal as këtë vit, një tjetër trofe iu shtua muzeut të CR7 pas fitores së Serie A me Juventus. Ronaldo shënoi golin e parë dje pas një pase të mrekullueshme nga Pjanic gjatë një goditje dënimi.

Por menjëherë pas fitores e dashura e tij Georgina Rodriguez ka postuar një foto me të brendshme në shtrat pranë fëmijëve që flenë gjumë. Në postimin e saj Georgina uron portugezin dhe i thotë se e gjithë familja është krenare për të.

“Bashkimi bën fuqinë dhe sot jemi kampionë. Je më i miri në Univers, vazhdo kështu 24 orë në ditë për 365 ditë të vitit, vit pas viti. Nuk ka se si të ndihemi më krenarë për ty Cristiano,” shkruan Georgina.