Në Itali besojnë te ëndrra Pogba, ja strategjia si mund ta rrëmbejë Juvja

439
Sigal

Juventus nuk do të ndalet vetëm me Ramsey, Rabiot, Pellegrini, Demiral dhe De Ligt. Transferimi i mbrojtësit holandez nuk do të jetë e fundit për merkaton e bardhezinjve. Tifozët ëndërrojnë edhe një tjetër goditje të madhe. Emrat që qarkullojnë janë Pogba, Icardi, Chiesa dhe Darmian. Në mesfushë, sulm dhe mbrojtje mund të ndodhin shumë gjëra në reparte të ndryshme.

Rruga si mund të arrihet te Pogba

Pogba ngacmon imagjinatën e tifozëve, në atë që mund të cilësohet si ëndrra e kësaj vere. E pamundur? Për të gjetur një përgjigje duhet pyetur së pari Real Madrid që është edhe favoriti kryesor për shërbimet e lojtarit. Koha klon ndërkohë që më 8 gusht do të mbyllet merkato në Premier League.

Deri atëherë United duhet të ketë mësuar të ardhmen e francezit në mënyrë që të gjejë zëvendësuesin e tij. Djajtë e Kuq kanë fiksuar shifrën e shitjes e cila pritet që të jetë 167 milionë euro.

Një shifër shumë e lartë duke marrë në konsideratë faktin që kanë investuar një shifër të rëndësishme për De Ligt. E vetmja mënyrë për të arritur te francezi është shitja e disa yjeve si Cancelo, Douglas Costa, Matuidi, Rugani dhe Khedira.