Ndeshja me Serbinë, CAS: Shqipëria fiton 3 pikë në tavolinë

542
CAS vendos drejtesi. Shqiperia fiton 3 pike ne tavoline ne ndeshjen e nderprere me Serbine ne tetorin e vitit te kaluar ne stadiumin e Beogradit. Pritja 9 mujore e gjithë shqiptarëve por mbi të gjitha e komunitetit të futbollit mori fund. Pasi e ka shtyrë dy herë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri CAS ose Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha një vendim shumë të rëndësishëm. Ky eshte nje hap i madh për Kombëtaren drejt kualifikimit në Evropian.
Me sytë nga CAS nuk ishte vetëm Shqipëria e Serbia por edhe gjithë skuadrat e grupit I si Portugalia e Danimarka.
Në CAS kanë apeluar vendimet e Komisioneve të UEFA-s si FSHF ashtu edhe Federata Serbe. Federata jonë ka qenë e qartë në kërkesën e saj 3 pikët për djemtë e De Biasit të cilët u dhunuan në Beograd.
Në seancat dëgjimore me të dyja palët gjyqtarët e Arbitrazhit kanë dëgjuar edhe versionet e palëve të përfshira ku për herë të parë është diskutuar edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 14 tetorit. 
Ora 12:45 Meta: Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë
Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë-kështu ka nisur reagimi i kryeparlamentari Meta lidhur me vendimin e sotëm të CAS-it që i dha fitoren me 3 pikë Shqipërisë 
Në daljen e tij për mediat uroi kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin DeBiasi për fitoren ndaj Serbisë.
“Padyshim që ky vendim na jep një gëzim të jashtëzakonshme. Na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në fushën e lojës ashtu siç ndodhi në Beograd. Me shumë qetësi shumë këmbgulje mos e humbni asnjëherë besimin tek drejtësia”-tha Meta
Ora 12: 30 Tahiri: Fitore 3-fish…edhe për Serbinë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka quajtur fitore të trefishtë për kombëtaren tonë, vendimin e CAS-it. Fitorja e parë është për ekipin kuqezi, fitorja e dytë sipas Tahirit, – është ajo ndaj padrejtësisë, dhe së treti, -shton ministri, – edhe serbët dolën të fituar. Me këtë ministri Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton se ky vendim shërben si një mësim edhe për Serbinë, veçanërisht tifozëve për të mos u treguar më racist dhe të dhunshëm.
“Fitore 3fish, per futbollin, per kombetaren tone, fitore ndaj padrejtesise se deritanishme. Fitoi edhe skuadra Serbe, sigurisht. Fituam te gjithe. #‎forcakombetarja ‪#‎forcacuna “, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.
Ora 12:00 Berisha: Triumf i drejtësisë ndërkombëtare
Triumf të drejtësisë ndërkombëtare e ka quajtur ish-kryeministri Berisha vendimin e CAS. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se me këtë vendim u vendos drejtësia për ekipin tonë kombëtare të cilët u bënë pre e albanofobisë, thotë deputeti demokrat, – në stadiumin e Beogradit.
“Një fitore për t’u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!! sb” 
Ora 11:35 Nikolla: Shqiptarët nuk u zhytën në urrejtje, Drejtësia u vendos!
Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka dashur të evidentojë durimin e shqiptarëve për të pritur drejtësinë në vendimin e CAS.
Sipas saj, nga mbrëmja e tetorit kur ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre pas thirrjeve raciste në kor kundër kuqezinjve, shqiptarët nuk ranë në dëshpërim e urrejtje.
“Nga mbrëmja e 15 tetorit pa rënë në mllef, urrejtje, dëshpërim, por pa heshtur e duke besuar fort në drejtësi e FairPlay! ‪#‎ForcaShqipëria”, shkruan Nikolla. 
Ora 11:30 Basha: Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë
“Fitore e te vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!”. Këto fjalë ka zgjedhur lideri i opozitës Lulzim Basha për të shprehur entuziazmin për vendimin e CAs që i dha fitoren kombëtares. Bashkë me këtë shkrim, kreu demokrat Basha ka postuar ne rrjetin social Facebook edhe një foto të kombëtare. 
Ora 11:40 Veliaj: Më në fund drejtës, 3 pikë për ëndrrën Euro 2016
Edhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj nuk ka mundur t’i rezitojë pa një koment vendimit të CAS në favor të Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë.
“Më në fund, drejtësi për Kombëtaren Kuqezi! 3 pikë për ëndrrën‪#‎Euro2016! ‪#‎ForcaShqiperia”, – shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook. 
Ora 10:55 Rama: Forca Shqipëria! Ja ç’do të thotë drejtësi europiane
Fitoren e Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv e ka përjetuar me mjaft entuziazëm edhe kryeministri Edi Rama. Një status në rrjetin social Twitter menjëherë pas këtij vendimi nis me fjalën: Supeeeer!
Sipas kreut të qeverisë ndaj kombëtares kuqezi u vendos drejtësia. “Ja ç’do të thotë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqipëria”, – shkruan Rama. 
Ora 11:08 Nishani: Urime Ekipit Kombëtar. Përpara.
Me një foto mes futbollistëve të kombëtares kuqezi, kreu i shtetit Bujar Nishani ka uruar ekipin për fitoren në tavolinë të ndeshjes me Serbinë. “Urime ekipit kombëtar. Përpara!”, – shkruan presidenti Nishani.
Vendimi i CAS/De Bizai-Bushi: Më në fund u bë drejtësi
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportivë në Zvicër për ti dhënë tri pikët në tavolinë kuqezinjëve, ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek shiqiptarët dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Alban Bushi, menaxheri i Kombëtares Shqiptare është shprehur i lutmur për këtë vendim. Sipas tij, CAS nuk ka bërë asnjë lloj tolerimi, por thjesht drejtësi.
“Si gjithë shqiptarë ndihem i gëzuar për këtë vendim. I falënderoj të gjithë institucionin e CAS që morën vendim të drejtë. Edhe sikur mos të merrnim 3 pikëshin ne nuk do të ndiheshim të humbur në Beograd. Kisha besim që mund t’i merrnim se ishin bërë dhe situatë të tjera ku kishim fituar, pavarësisht se UEFA në fillim dha vendim tjetër”, u shpreh Bushi.
Për teknikun italian, Xhani De Biazi më në fund me këtë vendim drejtësia u vendos dhe tashmë jemi pranë objektivit historik të kombëtares shqiptare.
“Një histori tek e cila kthehet drejtësia me një D të madhe për të bërë të vlefshëm një sezon shumë të mirë që jemi duke bërë për të vazhduar ndeshjet me një shpresë shumë të madhe.
Kemi ndeshjen e 4 shtatorit me Danimarkën, një betejë shumë e madhe”
Sigal