Messi merr Këpucën e Artë: Nuk i prisja të gjitha këto

492
Sigal

Leo Messi mori të pestën “Këpucë të Artë”, duke pasur një të tillë më shumë se rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, trofe që e shpërblen atë si golashënuesin më të mirë të Europës në sezonin e kaluar. Ylli argjentinas e mori çmimin nga duart e drejtorit të “MARCA”, Juan Ignacio Gallardo. Vetë Messi ishte shumë i përulur në fjalët e thëna, pas marrjes së trofeut: “Nuk e prisja gjithë këtë. Kur fillova të luaj, ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist në futboll”.

Ai, gjithashtu, kishte fjalë falënderimi për shokët e skuadrës: “Më pëlqen puna, përpjekja dhe, mbi të gjitha, shokët e skuadrës. Jam në skuadrën më të mirë në botë, kam lojtarët më të mirë në botë te Barcelona dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë, që unë t’i fitoj këto çmime”.

Leo i dërgoi një mesazh të matur edhe kundërshtarit të radhës në Champions, teksa shorti e ka vënë përballë francezëve të Lyon: “Në emër, Lyon nuk ishte një nga më të fortët në short, por do të jetë e komplikuar përballja me të. Ka kohë deri në shkurt, shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk e dimë se si kundërshtari do të jetë në atë periudhë, as se si do të jemi ne. Parashikoj një ndeshje të vështirë”, shkruan telesport.