Real-Mançester, finalja “portugeze” Ronaldo-Murinjo

459
Nga Agron KAJA
SUPERKUPA E EVROPËS/ Sot në Shkup, në stadiumin “Filipi II” (Telekom Arena), ora 20:45 troket sezoni për të mëdhenjtë
Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, për futbollin evropian ka nisur atmosferën e të qenit kryeqyteti i Evropës së futbollit. Sot, në stadiumin “Filipi II”, do të zbresin në fushë dy skuadra të mëdha evropiane: Real Madrid si fitues i Ligës së Kampioneve dhe Mançester Junaited si fitues i Ligës së Evropës për sezonin e kaluar, 2015-2016. Të dyja, janë skuadra ku portugezi Hoze Murinjo ka drejtuar si trajner, dhe kjo duket më shumë si një sfidë mes historisë dhe realitetit të tij. Por, kjo Superkupë që zyrtarisht çel siparin e sezonit të ri evropian, ka edhe një tjetër të veçantë, pasi do të jenë përballë dy portugezë në dy role: Kristiano Ronaldo si sulmues i Realit dhe Hoze Murinjo si trajner i Mançesterit. Pritet të jetë një ndeshje e fortë, pasi të dyja skuadrat edhe në bilance janë të ndryshme, Reali e ka fituar 3 herë Superkupën e Evropës, ndërkohë që Mançester Junaitedi vetëm 1 herë. Ndërkohë, ka muaj që Fedrata e Futbollit në Maqedoni, ka nisur përgatitjet për këtë ndeshje të madhe, e cila në vende të tilla si Maqedonia në futboll, kanë interesim të madh. Kështu, në faqen e saj zyrtare të internetit, kjo federatë ka prezantuar broshurën zyrtare, para së gjithash për tifozët e ekipeve të Real Madridit dhe Manchester Unitedit. Aty shprehet mirëseardhja për tifozët dhe sportdashësit, por ajo përmban edhe informacione kryesore për Bashkinë e Shkupit, si të arrihet deri aty, nformacione për stadiumin, zonat e tifozëve dhe si mund të arrihet më lehtë në stadium. Por, FFM-ja ka përgatitur edhe një video promovuese, ku janë përfshirë bukuritë e kryeqytetit të vendit, Shkupit. Kjo video do të shfaqet edhe para ndeshjes së Superkupës së UEFA-s, ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junaited, ndërkohë që, UEFA dhe Federata e futbollit të Maqedonisë rikujtojnë gjithë dashamirët e futbollit, të cilët kanë biletë për të qenë pjesëmarrës në këtë ndeshje, se në arenën nacionale “Filipi II” do lejohet futja e flamujve, por vetëm të skuadrave finaliste, si dhe flamujt kombëtarë të vendeve prej ku vijnë ekipet finaliste: Spanjë dhe Angli. Gjithashtu, do të merren në hyrje flamuj me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, që përfaqësojnë qëndrimin e dikujt, apo përmbajnë mesazhe ofenduese dhe diskriminuese. Do të merren edhe flamujt që pengojnë shikueshmërinë e tifozëve dhe pamjen për kamerat televizive.
Finalet e Superkupave të Evropës 
Janë luajtur 41 Superkupa 
FITUESIT
1973 Ajaks-Milan 0-1/ 6-0
1975 Dinamo K-Bajern M 1-0/ 2-0
1976 Anderleht-Bajern M 1-2/ 4-1
1977 Liverpul-Hamburg 1-1/ 6-0
1978 Anderleht-Liverpul 3-1/ 1-2
1979 Notingem-Barcelona 1-1/ 1-0
1980 Valencia-Notingem 1-2/ 1-0
1982 Aston Vila-Barcelona 0-1/ 3-0
1983 Aberdin-Hamburg 0-0/ 2-0
1984 Juventus-Liverpul 2-0
1986 Steaua B-Dinamo K 1-0
1987 Porto-Ajaks 1-0/ 0-1
1988 Meshelen-PSV 3-0/ 0-1
1989 Milan-Barcelona 1-1/ 1-0
1990 Milan-Sampdoria 1-1/ 2-0
1991 Mançester J-C Zvezda 1-0
1992 Barcelona-Verder B 1-1/ 2-1
1993 Parma-Milan 0-1/ 2-0
1994 Milan-Arsenal 0-0/ 2-0
1995 Ajaks-Saragoza 1-1/ 4-0
1996 Juventus-PSG 6-1/ 3-1
1997 Barcelona-Borusia D 1-1/ 2-0
1998 Real Madrid-Çelsi 0-1
1999 Lacio-Mançester J 0-1
2000 Gallatasaraj-Real M 2-1
2001 Bajer M-Liverpul 2-3
2002 Real Madrid-Fejenord 3-1
2003 Milan-Porto 1-0
2004 Porto-Valencia 1-2
2005 Liverpul-CSKA 3-1
2006 Barcelona-Sevilja 0-3
2007 Milan-Sevilja 3-1
2008 Mançester J-Zenit 1-2
2009 Barcelona-Shakjtor D 1-0
2010 Inter-Atl. Madrid 0-2
2011 Barcelona-Porto 2-0
2012 Çelsi-Atl. Madrid 1-4
2013 Bajern M-Çelsi 2-2
2014 Real Madrid-Sevilja 2-0
2015 Barcelona-Sevilja 5-4
2016 Real Madrid-Sevilja 3-2
Luajtur më shumë finale
9 herë: Barcelona
7 herë: AC Milan
6 herë: Real Madrid
5 herë: Liverpul, Sevilla
4: Bajern M, Porto, Mançester J
Fituar më shumë finale
5 herë: Milan e Barcelona 
3 herë: Liverpul e Real Madrid 
2 herë: Ajaks, Anderleht, Atl. Madrid, Juventus, Valencia
Skuadrat fituese sipas shteteve
Spanja 13 herë: Barcelona 5, Real Madrid 3, Valencia 2, Atletiko Madrid 2, Sevilja 1
Italia 9 herë: AC Milan 5, Juventus 2, Lacio 1, Parma 1
Anglia 7 herë: Liverpul 3, Aston Villa 1, Çelsi 1, Mançester Junaited 1, Notingham 1
Lojtarë me më shumë pjesëmarrje Superkupa
4 herë Dani Alvesh: Sevilla 2006, Barcelona 2009, 2011, 2015
4 herë Paolo Maldini: AC Milan 1989, 1990, 1994, 2003
Trajnerë me më shumë pjesëmarrje në Superkupa
3 herë Karlo Ançeloti: AC Milan 2003, 2007, Real Madrid 2014
3 herë Josep Guardiola: Barcelona 2009, 2011, Bajern Mynih 2013
Më shumë ndeshje në Superkupa
8 herë: Alesandro Kostakurta, Roberto Donadoni AC Milan
7 herë: Paolo Maldini, Daniele Masaro, Mauro Tasoti AC Milan
6 herë: Franco Barezi AC Milan; Ari Han Ajax, Anderlecht
5 herë: Dani Alvesh Sevilja, Barcelona; Marcel Desai AC Milan, Çelsi; Albert Ferrer Barcelona, Çelsi; Ronald Koeman PSV Eindhoven, Barcelona; Atilio Lombardo Sampdoria, Juventus, Lacio; Phil Neal Liverpul
Bilanc i finalistëve
Ndeshje në Europë
Real M-Mançester J
Ndeshje 10
Fitore Reali 4
Fitore Manç. J 2
Barazime 4
Golat 20:16
Sigal