Ndeshja e fundit me fanellën e Portugalisë? Ronaldo: Ky botëror ishte ëndrra ime më e madhe, lashë gjithçka në fushë

114
Sigal

Askush nuk e di nëse ndeshja e djeshme kundër Marokut për të 8-at e Botërorit ishte “kërcimi” i fundit i Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares së Portugalisë. Imazhi i një CR-7 të duke qarë në rrugën e tij për në dhomën e zhveshjes është një nga pamjet më të forta të këtij turneu.

Sidomos me çështjen e krijuar me Fernando Santos dhe vendosjen e tij jashtë formacionit titullar në dy ndeshjet kundër Zvicrës dhe Marokut, duke shkaktuar reagimet e partneres së tij , por edhe të vëllezërve të tij…

Por pak orë pas lamtumirës së portugezit në Botëror, Cristiano ka thyer heshtjen dhe përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale ka dhënë shpjegimet e veta. Ëndrrën më të lartë të karrierës e ka karakterizuar fitimin e Botërorit me Portugalinë, duke theksuar se në pesë paraqitjet e tij ka lënë gjithçka në fushë, ndërsa ka shmangur të qartësojë të ardhmen e tij duke shkruar “nuk ia vlen të reagosh ngrohtë”.

Në detaje çfarë shkruan ai:

“Fitimi i një Botërori me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj në nivel ndërkombëtar dhe me vendin tim, por të vendosja emrin e vendit tonë në krye të botës ishte ëndrra ime më e madhe. Kam luftuar për të. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr.

Në pesë paraqitjet e mia në Kupën e Botës gjatë 16 viteve, gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe me mbështetjen e miliona portugezëve, dhashë gjithçka. I lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk e ktheva fytyrën nga lufta dhe kurrë nuk hoqa dorë nga kjo ëndërr.

Fatkeqësisht dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh ngrohtësisht. Dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë supozime janë bërë, por besnikëria ime ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment.

Kam luftuar gjithmonë për qëllimin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’i ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim. Nuk kam shumë për të thënë për momentin. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, shpresoj se koha do të jetë një këshilltar i mirë dhe do t’i lejojë secilit të nxjerrë përfundimet e veta.”