Flet për “Telegraf” Shkëlqim Muça, ja si ish-mesfushori i Kombëtares e vlerëson fitoren
Agron Kaja
“Them se me Çekinë çdo gjë shkoi mirë, perfekte siç ishte ndërtuar. U pa në nisje se ishin pak në pritje, por ishim të vendosur mirë në mbrojtje dhe me kundërsulm dhe ia arritëm që ta thyenim presinon që po krijonte Çekia.”

E kishit menduar se ndaj Çekisë do të merrnim një fitore të pastër dhe të merituar 3-0?
Për të qenë i sinqertë, normalisht që nuk e kisha menduar me këtë rezultat. Por dihet që futbolli është i paparashikueshëm dhe sjell gjithmonë të papritura. Rëndësi ka që mbarëshqiptaria mbeti e kënaqur nga Kombëtarja.
Shqipëria ia doli dhe në Gjermani shkojmë për të treguar vlerat, sa e merituam këtë parakualifikim?
Unë mendoj se ne jemi në Gjermani që nga dita e enjte në mbrëmje, sepse me ndeshjet që kemi: me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, edhe 1 pikë na duhet. Më shumë na mbetet vetëm për tu përmirësuar në lojë, të jemi gati për Evropian.
Me Çekinë u vendos gjithçka me lojë dhe gola, në këndvështrimin tuaj si do ta përshkruani një rezyme fituese?
Ishte një paraqitje me një rezultat fantastik, i pa pritshëm, por i merituar. Kjo na gëzon dhe na jep shpresa se ekipi do bëjë mirë në vazhdimësi, ku së pari janë dy ndeshjet e mbetura në këto kualifikuese të Grupit E të Europianit.
Nga ajo atmosferë që u krijua në përballjen me Çekinë, u bëtë ndopak nostalgjik për kohën kur ju e veshtë fanelën kuqezi?
Normalisht që të tilla situata të sjellin kujtime, sikundër kujtoj ndeshjet me Spanjën apo Belgjika në kohën time. Por tani është më e bukur dhe gjithçka ka ndryshuar shumë nga ajo kohë. Ka qenë kjo frymë e dashuri, sot janë më të bukura e estetike.
Mendoni se tifozeria në stadium u bë faktor pozitiv në atë fitore të madhe?
Shumë, pafund. Tifozeria jonë u tregua një lojtar i 12-të shumë motivues, me një atmosferë madhështore ku lojtarët dhanë maksimumin e tyre me këtë mbështetje. Kjo është arsyeja që ne kemi një grup të bashkuar.
Në përballjen me Moldavinë, do të vendoset gjithçka për kualifikimin tonë në Europian?
Ndeshja nga ndeshja nuk ngjan, por ne i kemi mundësitë që kualifikimin ta mbyllim që në Moldavi. Me Ishujt Faroe ne duhet vetëm të festojmë, sepse i kemi mundësitë të fitojmë në Moldavi. Tre pikët me Moldavinë na ngrejnë.
Në miqësoren me Bullgarinë, çfarë duhet të bëjë trajneri Silvinjo për aktivizimin e lojtarëve?
Mendoj se skuadra duhet të përmirësohet në aspketin e lojës. Trajneri duhet të mendojë idetë e tij, tashmë me skuadrën më të çliruar. Ekipi përmirësohet dhe përshtatet më mirë në lojë duke e rritur numrin e ndeshjeve.
PARASHIKIMI I SHKËLQIM MUÇËS
Moldavi-Shqipëri 1 = 2.00 X = 3.00 2 = 2.00
Shqipëri-Ishujt Faroe 1 = 1.00 X = 0.50 2 = 11.50
PËRFUNDIMI:
Në 2 ndeshje marrim 4 pikë, shkojmë 17 pikë
“EURO 2024” / SHQIPËRIA
GRUPI E
NDESHJET E LUAJTURA
Poloni-Shqipëri 1-0
Shqipëri-Moldavi 2-0
Ishujt Faroe-Shqipëri 1-3
Rep. Çeke-Shqipëri 1-1
Shqipëri-Poloni 2-0
Shqipëri-Rep. Çeke 3-0
BILANCI I SHQIPËRISË
Nd 6, F 4, B 1, H 1, Golat 11:3
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Shqipëria 6 13
2.Polonia 6 9
3.Rep. Çeke 5 8
4.Moldavia 5 8
5.Ishujt Faroe 6 1
DO TË LUHEN
E premte, datë 17.11.2023
Moldavi-Shqipëri 18:00
E hënë, datë 20.11.2023
Shqipëri-Ishujt Faroe 20:45
MIQËSORJA SHQIPËRI-BULLGARI
Ndeshje test për skuadrën, dhe rregullim të bilancit
Ditën e martë Kombëtarja jonë do të luajë një miqësore me Bullgarinë, ku të dyja skuadrat nuk janë të angazhuara me ndeshje në grupet e “Euro 2024”. Bullgaria në Grupin G ka grumbulluar vetëm 2 pikë dhe përfundimisht është jashtë kualifikimit për në Europian. Ndërsa për Kombëtaren tonë, kjo miqësore ka vlera për ta testuar skuadrën me elementë që nuk kanë marrë minuta në ndeshjet e luajtura, në pritje të dy sfidave me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Por, edhe për të rregulluar bilancin negativ me Bullgarinë, pasi në 13 ndeshje kemi 2 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, golat 8-17.

SHQIPËRI-BULLGARI
Ndeshja e parë, 9 tetor 1946
Kampionati Ballkanik
Shqipëri-Bullgari 3-1
Ndeshja e fundit, 17 tetor 2007
Eliminatoret “Euro 2008”
Shqipëri-Bullgari 1-1
BILANCI
Nd 13, F 2, B 4, H 7, Golat 8-17
Luhet “derbi” i kryeqytetit, Partizani historikisht më superior

Një sfidë e rëndësishme do luhet këtë javë në futbollin shqiptar, “Derbi” Partizani-Tirana, ndeshje e prapambetur kjo për javën e 6-të të Abissnet Superiore. Do të jetë sfida e 171-të mes tyre në Kampionat, dhe Partizani vjen më superior se Tirana, pasi ka fituar 70 herë, ka barazuar 53 herë dhe ka humbur 47 të tjera, me një golavarazh 229:184. Në ndeshjen e parë mes tyre më 30 mars 1947, Partizani ka fituar thellë 8-0, ndërsa në ndeshjen e fundit më 17 maj 2023, skuadrat kanë barazuar 1-1. Partizani renditet në vendin e 5-të me 11 pikë mee dy ndeshje më pak, Tirana renditet në vendin e 3-të me 13 pikë e me një ndeshje më pak. Ky “Derbi” do të luhet më 19 tetor, ora 19:00 në stadiumin “AIR Albania”.
BILANCI NË “DERBI”
PARTIZANI-TIRANA
Në Kampionat 170
Ndeshja e parë, 30 mars 1947
Partizani-Tirana 8-0
Ndeshja e fundi, 17 maj 2023
Partizani-Tirana 1-1
BILANCI NË TOTAL
Fitore Partizani 70
Barazime 53
Fitore Tirana 47
Golavarazhi 229:184
Në Kupën e Shqipërisë 28





















