Ndërron jetë një nga golashënuesit më të mirë anglezë të historisë

283
Sigal

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Jimmy Greaves, një nga sulmuesit më të mëdhenj anglezë të historisë dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë angleze (përpara se të quhej Premier League).

Greaves ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës, në vitin 1966.

Lajmin e ka bërë publike vetë klubi i Totenhemit me anë të kanaleve zyrtare ku njoftoi se golashënuesi i tyre rekord i të gjitha kohërave dhe një nga lojtarët e tyre më të mëdhenj në historinë e klubit u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së ditës së sotme.

Lojtari kampion Bote me Anglinë ishte në gjendje të dobët shëndetësore që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2015. Me nofkën “Greavsie”, ai ishte golashënuesi më i madh i brezit të tij, duke shënuar 447 gola gjatë karrierës së tij në klub, përfshirë 266 gola për Tottenhamin, 132 gola për klubin londinez të Çelsit dhe 44 gola në 57 ndeshje për Anglinë.