Arturo Vidal tërbohet me trajnerin Valverde dhe braktis stërvitjen

404
Sigal

Situata për Arturo Vidal te skuadra e Interit nuk është aspak e mirë. Mesfushori kilian pasi ka marrë vesh se do të ishte sërish në pankinë ndaj Realit ka shkuar në fushë për t’u sqaruar me trajnerin Valvede, teksa as shokët e tij nuk kanë mundur ta ndalin.

Prej kohësh situata e tij te skuadra katalanase nuk ka qenë aspak e mirë, ndërkohë që është përfolur edhe për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje te skuadra e Interit që në muajin janar.

Këtë sezon, ai ka qenë në fushë në sfidat e rëndësishme vetëm ndaj Interit në Champions League. Në total është aktivizuar në 17 ndeshje këtë sezon, por në 12 prej tyre nga stoli, ndërkohë që ka gjetur 4 herë rrugën e rrjetës.