Aksident me një viktimë në Shkodër. Emri

460
Sigal

Një person ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur në aksin Shkodër-Muriqan. Policia tha se viktima ka qene drejtuesi i nje motociklete dhe ka humbur kontrollin e drejtimit të saj duke dalë nga rruga.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Burimet e Panorama thanë se viktima është identifikuar Lin Dedaj, i cili ka humbur jetën në vend.

Shkodër / Informacion Paraprak

Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.