Padia kundër Bordit të Çmimeve, Kushtetuesja do të vendosë sot për kërkesën e deputetëve të opozitës

67
Sigal

Gjykata Kushtetuese do të vendosë këtë të martë, 31 janar, lidhur me padinë e bërë nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me Bordin e Çmimeve të ushqimeve.

Kushtetuesja pranoi padinë dhe sot është caktuar seanca ku do të merretn në shqyrtim kërkesa për të pezulluar punën e Bordit të Çmimeve të ushqimeve.

Padia kundër Bordit të çmimeve për disa produkte ushqimore, nuk është e vetmja e depozituar në Gjykatë.

Demokratët presin dhe që Kushtetuesja të vendosë të marrë në shqyrtim padinë për shkrirjen e Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve.