Nazarko fton De Biasin, batuta: “Nuk e mendoja te Milani… për 10 milionë”

55
Sigal

Gianni De Biasi, ish-trajner i kombëtares në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli për emërimin e Igli Tares, si drejtor sportiv i AC Milan.

De Biasi thotë se, Tare do të ketë sukses, në një realitet të rëndësishëm, si Milani.

Ai tregoi dhe batutën që kishte bërë me Taren, pas zgjedhjes së tij, duke i thënë se “nuk e mendoja kurrë, se për 10 milionë do të shkoje te Milani dhe qeshëm për këtë batutë”.

“Igli ka pasur një eksperiencë në Itali, si lojtar. Pastaj u ‘poq’ në një eksperiencë disavjeçare në Romë, ku ka arritur rezultate të mira, gjithashtu. Mendoj se do të arrijë të ketë sukses, në një realitet aq të rëndësishëm sa Milani, sepse ka të gjitha cilësitë që i nevojiten si vendosmëria, dëshira, njohjet për të arritur nivele të larta në një ekip. I dërgova mesazh dy-tri ditë përpara dhe i thashë që ‘nuk e mendoja kurrë, se për 10 milionë do të shkoje në Milan dhe qeshëm për këtë batutë’. “

Po ashtu, Gianni De Biasi tregoi dhe se, cilat ishin cilësitë që i shtynë drejtuesit e Milanit, të zgjidhnin Iglin dhe jo dikë tjetër.

“Është një djalë inteligjent që flet shumë gjuhë, ka një dituri që shkon përtej futbollit. Ai është një person që ka kulturë të përgjithshme, por që di dhe të punojë me trajnerin. Me dikë si Igli, për mua ka qenë shumë e lehtë të punoja“, – tregoi ai.