Navas do të luaj në Premier League, vjen pas dëmtimit të Henderson në ndeshjen e 14 janarit

81
Sigal

Dean Henderson, portieri titullar i Nottingham Forest në Premier League pësoi një dëmtim në ndeshjen e datës 14 janar ndaj Leicester.

Trajneri Steve Cooper konfirmoi se numri një i portës së Nottingham do të mungojë nga katër deri në pesë javë, ndaj drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Henderson.

I përzgjedhuri i anglezëve është Keylor Navas për të cilin nuk ka më hapësira tek skuadra e PSG ndërsa titullari i padiskutueshëm është Donnarumma.

Ndaj, klubi që në histori numëron edhe dy trofe të Champions League synon 36-vjeçarin me shumë eksperiencë dhe që mund t’i shtojë garanci Nottingham-it për pjesën e mbetur të sezonit.

Në këtë merkato të janarit, Nottingham është treguar mjaft aktive teksa ka afruar edhe emra si Danilo (mesfushorë), Gustavo (mesfushorë) si dhe sulmuesin (Chris Wood).