Napoli-Inter/ Formacionet zyrtare

526
Sigal

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Napolit dhe Interit, e vlefshme për javën e parafundit të Serie A.

Interi, që ndodhet në vend të tretë me 66 pikë, një më shumë se Atalanta, do të tentojë të marrë pikët e plota, për të ruajtur vendin që dërgon në Champions League.

Ndeshja do të nisë në orën 20:30 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Bie në sy që Icardi është lënë në stol nga trajneri Luciano Spalletti.

Edhe te Napoli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk është titullar.