Allegri largohet nga Juventusi? Klubi bardhezi ka gati pasuesin e tij, ish-ndihmësin e Pirlos dikur…

104
Sigal

Vendimi ishte në ajër, por në prag të ditës së fundit të Ligue 1 u zyrtarizua: Igor Tudor nuk do të jetë më trajner i Marsejës. Sipas l’Equipe, trajneri kroat tashmë ua kishte komunikuar largimin lojtarëve para stërvitjes të enjten dhe gjatë një konference për shtyp dy ditë pas ndeshjes kundër Ajaccio, konfirmimi erdhi nga personi në fjalë dhe nga presidenti i klubit, Pablo Longoria:

“Ne kemi respektuar vullnetin e Igor Tudor për të mos vazhduar aventurën me ne – fjalët e tij -. Dua të them, personalisht dhe si përfaqësues i klubit, ju falënderoj për punën që keni bërë, me shumë respekt. Duam ta falënderojmë atë për punën e palodhur dhe vlerat që solli, standardet e larta, rigorozitetin dhe ambicien për të dhënë më të mirën”.

Vetë Tudor foli pas Longorias: “Do të doja të falënderoja presidentin për fjalët e tij. Ka qenë një nder për mua të punoj këtë sezon me klubin, të jem pjesë e kësaj familjeje, të takoj tifozët e tij dhe këtë qytet me një të tillë energji speciale.

Vendimin te largohem nga pankina per arsye personale dhe profesionale,nuk kam marreveshje me nje klub tjeter.Te punosh per OM per nje vit eshte si te punosh dy tre vjet ne nje klub tjeter.Jam i qete , Kam pak kohë që e mendoj. Detajet nuk kanë rëndësi, rëndësi ka ajo që ndjej brenda”.

Aventura e tij në Francë përfundon kështu pas vetëm një sezoni, në të cilin ai përsëri përfundoi i treti dhe u kualifikua në preliminare të Ligës së Kampionëve të ardhshëm. Por, tani e ardhmja mund te jete serish ne Itali, kete here te nje klub ku punoi si zevendes ne kohen e Andrea Pirlos. Po flasim per Juventusin qe po e mendon si zevendes te Massimiliano Allegrit nese ky i fundit do te ndahet nga bardhezinjte.

Tudor u shfaq me potencialin e tij sidomos te Verona ne nje sezon spektakolar dhe me nje futboll te bukur, dicka qe e praktikoi edhe ne Ligue 1 te Marseille.