Zyrtare/ Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare bëhet zv.trajner te Nice

171
Sigal

Tashmë gjithçka është zyrtare. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, pasi zyrtarisht është emëruar zëvendëstrajner te skuadra e Nice në Ligue 1.

Bëhet fjalë për Arjan Peço dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi francez, ku thuhej se ish-lojtari i kombëtares do të jetë pjesë e stafit të trajnerit të ri Lucien Favre.

Peço ka trajnuar më parë moshat e Baselit në Zvicër, ndërsa tashmë është gati për aventurën e tij të re në Ligue 1.