Johnny Depp vendos të rikthehet në “Pirates of The Caribbean”, firmos marrëveshje prej 300 milionë dollarësh

140
Sigal

Johnny Depp thuhet se ka vendosur të kthehet në ‘Pirates of the Caribbean’ pasi u hoq në 2018.

Depp ishte aktori kryesor në pesë filmat gjatë 15 viteve të fundit dhe bëri atë që mendohej të ishte udhëtimi i tij i fundit në Black Pearl në ‘Dead Men Tell No Tales’ i cili u publikua në 2017. Por një burim i tha ‘Poptopic’ se aktori 59 vjeçar ka qenë në bisedime me Disney për një ‘marrëveshje prej 300 milionë dollarësh’ pasi fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard.

Sipas burimit Disney është i interesuar të rregullojë marrëdhënien me Depp dhe së fundmi kanë kontaktuar me të. “Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një tjetër film ose dy.” Burimi shtoi se një tjetër projekt është në proces e sipër për Disney Plus. “Marrëveshja thuhet se është që Johnny Depp të kthehet si Jack Sparrow në ‘Pirates of the Caribbean 6’ dhe një seri spin-off Disney Plus për jetën e hershme të kapitenit të The Black Pearl. Ajo që mund t’ju them është se studioja ka shkruar tashmë një draft për një film për Jack Sparrow, kështu që ata kanë shumë shpresë që Johnny t’i falë ata dhe të kthehet si personazhi i tyre ikonë.”